Vdes i moshuari në det, nuk kishte ndihmë mjekësore
22/06/2011 Asnjë ambulancë në bregdetin durrsak
DURRES- Mungesa e ndihmës së parë mjekësore ka çuar drejt vdekjes së pashmangshme një pushues në plazhin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur dje në mesditë në vendin e quajtur Shkëmbi Kavajës në një plazh të tejmbushur me pushues. Viktima quhet Dan Ademaj, 89 vjeç, i lindur në Kukës dhe banues në Tiranë. Paraprakisht thuhet se shkak për vdekjen duhet të jetë bërë ataku kardiak, i cili e ka goditur të moshuarin në kohën që ai ishte futur rreth 20 m në det në një thellësi jo më shumë se 1.20 m. Ademi pasi ka kuptuar se nuk ndihej mirë ka lënë detin dhe ka dalë në breg ku edhe është rrëzuar. Pushuesit kanë njoftuar policinë dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa janë përpjekur t’i bëjnë frymëmarrje. Sipas konfirmimeve nga policia në kohën që uniformat blu kanë shkuar pranë të moshuarit Ademi kishte ende shenja jete dhe se ai ka vdekur gjatë rrugës për në spitalin e Durrësit. Ndryshe nga vitet e tjera këtë sezon veror ende nuk ka asnjë ambulancë provizore në shërbim të pushuesve, duke lënë që gjithçka ndodh në vijën bregdetare të përballohet nga ambulance e Golemit dhe ajo e Plazhit. Vetëm dy ditë më parë një vajzë 11 vjeçe ka ndërruar jetë në ujin e detit, pasi dallga që e ka përplasur buzë bregut e ka mbytur. Vdekja e të moshuarit Dan Ademi është rasti i tretë në brigjet e plazheve të Durrësit, duke nxitur kështu nevojën e një ekipi ndihme për pushues.