Rama, kafe ne bastionin e PD-se
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka prekur dje tokën e Lazaratit, truallin e pashkelur nga këmba e liderëve të mëparshëm socialist. Në vijim të maratonës së tij politike "Dialog me Shqipërinë", lideri socialist ishte dje në mesditë për vizitë në fshatin dhe komunën me të njëjtin emër Lazarat, elektorati i të cilit qysh prej fillimeve të pluralizmit politik ka votuar ekstremisht djathtas.
Vizita
Kryetari i socialistëve, Edi Rama, është shoqëruar nga sekretari i PSSH-së për Qarkun e Gjirokastrës dhe njëkohësisht kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime. Kryetari i PS-së për qytetin e Gjirokastrës, Florian Hysi, deputeti Vangjel Tavo, Arben Ahmetaj, Auron Tare dhe një grup i vogël militantësh socialistë nga Lazarati, fillimisht bëri një vizitë ngushëlluese në familjen lazaratase të Fiqiri Rabit dhe më pas shkoi në qendër të fshatit, ku së bashku me miqtë e tij që e shoqëronin, piu një kafe.
Gjatë kohës së qëndrimit të tij në klubin e vendosur sipër zyrave të Komunës së Lazaratit, ndonëse në fshat kishte një qarkullim të lirshëm të banorëve, nuk pati reagime kundërshtuese dhe incidente të ngjashme me ato të rasteve të mëparshme dhe kjo nga socialistët lokalë u cilësua si një "sfidë e kryetarit Edi Rama ndaj politikës së vjetër, brenda dhe jashtë radhëve të Partisë Socialiste".
Bastioni i PD-së
Elektorati i Lazaratit, si në zgjedhjet qendrore politike edhe në zgjedhjet vendore, ka votuar në të gjitha rastet mbi 90 për qind në favor të Partisë Demokratike. Liderët e tjerë tradicionalë të së majtës shqiptare, që nga Fatos Nano, Ilir Meta, Skënder Gjinushi, e deri tek ish-deputetja socialiste e zonës elektorale, ku përfshihen qyteti i Gjirokastrës dhe komunat Lazarat e Cepo, Makbule Çeço, kanë dështuar në të gjitha orvatjet e tyre për të zhvilluar veprimtari politike në këtë fshat. Mandej orvatja për të hyrë në Lazarat gjatë fushatës së fundit elektorale e kandidates socialiste Makbule Çeço ka përfunduar në një përplasje të dhunshme mes grupit elektoral socialist dhe një grupi banorësh të Lazaratit, që nuk lejuan hyrjen e tyre për në qendër të fshatit.
Turi
Gjatë turit të tij të djeshëm në Gjirokastër, Rama zhvilloi takime të tjera me elektoratin socialist në qytetin e Gjirokastrës dhe në fshatin Valare të Komunës së Lunxhërisë, gjatë të cilave ai përsëriti deklaratat e tij për paaftësinë e qeverisjes aktuale. Duke vizituar një kompleks banesash karakteristike të shpallura Monumente Kulture, por të rrënuara nga koha dhe të dhunuara nga ndërhyrjet brutale të ndërtimeve me beton, tulla e tjegulla në lagjen "Teqe" të qytetit të Gjirokastrës, Rama tentoi të përcjellë mesazhin tjetër të indiferencës së shtetit ndaj trashëgimisë kulturore në qytetin e pranuar si trashëgimi kulturore nga UNESCO. "Ne jemi këtu për të treguar indiferencën dhe paaftësinë e kësaj qeverie për mbrojtjen dhe rijetëzimin e qytetit me vlera të jashtëzakonshme kulturore e tradicionale, për të treguar se investimet e kësaj qeverie shkojnë kudo, por jo në mbrojtje të trashëgimisë së pasur kulturore të Gjirokastrës", tha Rama në oborrin e kompleksit arkitekturor të Angonatëve.