E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes kryeredaktorja e ‘Cosmopolitan’

Helen Gurley Brown, Kryedaktore e revistës “Cosmopolitan” dhe autore e “Sex and the Single Girl”, ka vdekur në moshën 90-vjeçare, bëri me dije botuesi i revistës, Hearst.

Brown vdiq në Nju Jork, pak pasi u shtrua në spital.

Punësuar nga Hearst për të drejtuar “Cosmopolitan” rreth tre vjet pas bestsellerit të saj të vitit 1962, ajo redaktoi revistën për 32 vjet.

Nën drejtimin e saj, revista u bë e famshme për të inkurajuar gratë që të bënin seks, pavarësisht nga statusi martesor.

Brown tha se qëllimi i saj ishte t’i tregonte lexuesit "se si të marrësh çdo gjë nga jeta. Para, njohje, sukses, burrat, prestigj, autoritet, dinjitet, çdo gjë që ajo është duke kërkuar".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›