E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr në shkollë, plagoset nxënësi 15-vjeçar

Tre nxënës në një shkollë nëntëvjeçare në qytetin e Kuçovës janë përfshirë në një grindje në klasë, ku ka ngelur i plagosur rëndë njëri prej tyre. Ngjarja e paprecedent ndodhi në ambientet e një klase në shkollën nëntëvjeçare "Gaqi Karakashi" në Kuçovë. Tre nxënës të dy klasave të ndryshme janë grindur me njëri-tjetrin ende pa përfunduar mësimi dhe njëri prej tyre nuk ka nguruar të thyejë dritaren e klasës dhe të qëllojë me një copë xhami në shpatull shokun e tij. I plagosuri mbërriti në spitalin e Beratit, ku ka marrë ndihmën e parë shëndetësore dhe ende ndodhet nën terapi intensive. Policia e Kuçovës u njoftua për ngjarjen rreth orës 12:50 me anë të një telefonate dhe ngriti një grup hetimor për ngjarjen. Nga hetimet e para është mësuar se si pasojë e një sherri të ndodhur mes tre djemve të dy klasave të ndryshme, kishte ngelur i plagosur rëndë nxënësi me inicialet L.G., 15 vjeç. Ai është grindur me nxënësit E.M. dhe F.F., 15 dhe 14 vjeç, të cilët janë shoqëruar në komisariat dhe janë marrë në pyetje në prani të psikologes dhe prindërve.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›