E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançini: I lumtur për aventurën me Sitin

Pavarësisht zërave në media për një revoltë të futbollistëve të Mançester Sitit për largimin e Mark Hjuxhs, Roberto Mançini është i vendosur të fitojë trofe me këtë skuadër. “Jam shumë i lumtur dhe i motivuar për këtë aventurë të re”, tha ai. Ndërkohë janë zbuluar edhe detajet e kontratës së italianit, që do të përfitojë 3 milionë paund në vit për 4 vitet e ardhshme. Një kontratë, që e bën atë një prej trajnerëve më të paguar në historinë e Premier Ligës angleze. E ndërkohë, në Angli nuk është pritur aq mirë largimi i Hjuxhs. Mediat e kanë quajtur një plan të parapërgatitur të drejtuesve të Sitit, ndërkohë që teknikët e Premier Ligës kanë mbrojtur uellsianin. “është e pakonceptueshme se si mund të largohet një trajner pas fitores”, tha Stiv Brus, menaxher i Sandërlendit. Ndërkohë, ai që e ka mbrojtur ka qenë një nga legjendat angleze, Kevin Kigan. “Mançini nuk e njeh Premier Ligën, por është një trajner i rangut të lartë. Nëse fiton qoftë edhe Carling Cup, ai do të shihet si hero”, tha Kigan.(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›