E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes nga korrenti në Dajt 38-vjeçari

 

TIRANE – Një 38-vjeçar banues në komunën e Dajtit, gjeti vdekjen dje teksa po ndërhynte në kutinë e shpërndarjes së energjisë elektrike në pallatin ku ndodhej apartamenti i tij. Burime zyrtare të policisë thanë dje se, më datë 7 dhjetor 2008 janë njoftuar shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 4, se në Spitalin Ushtarak Tiranë ka shkuar i vdekur një person. “Menjëherë në vendngjarje shkoi grupi i posaçëm hetimor për të sqaruar më tej rrethanat e kësaj ngjarje. Nga hetimet rezultoi se viktima është shtetasi Maringlen Rustem Brahimi, 38 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë”, tha policia. Sipas saj, nga veprimet procedurale e hetimore u konkludua se shkaku i vdekjes së tij ka qenë aksidental, si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike në kasetën e impiantin elektrik të pallatit ku jetonte, në Qesarakë, komuna Dajt. Pas hetimeve të zhvilluara për këtë ngjarje, policia tha se materialet e grumbulluara i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Sipas verifikimeve hetimore të policisë, viktima ka qenë duke ndërhyrë në rregullimin e një ndërprerje në rrjet dhe pranë tij nuk ka pasur persona të tjerë në vendin e ngjarjes.   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›