E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rossi mund ta braktisë Villarrealin

Sulmuesi i Villarrealit, Giuseppe Rossi ka dhënë indikacione se do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

25 vjeçari ishte në prag të transferimit te Barcelona para fillimit të edicionit 2011-12, derisa kërkohej edhe nga Juventus, Inter dhe Tottenham. Reprezentuesi italian ende nuk ka marrë vendim përfundimtar për të ardhmen e tij, por duket se është i gatshëm të largohet nga Villarreali.

“Ju kurrë nuk mund të dini se çka do të ndodhë në karrierën tuaj. Një ditë jeni këtu, kurse e nesërmja mund t’ju gjejë diku tjetër”, deklaroi Rossi për Goal.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›