Vdesin në rrethana misterioze 2 të rinj, nisin hetimet
TIRANË - Një 14-vjeçar është gjetur pasditen e dy ditëve më parë e vetëvarur në bodrumin e një pallati në rrugën “Karl Gega” të Tiranës. Sipas policisë, viktima me inicialet A. K. është nga Tirana. Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, po punon intensivisht për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me synim sqarimin tërësisht të motiveve që kanë shtyrë 14-vjeçarin të ndërmarrë këtë akt fatal. Një tjetër adoleshent, banues në Nish Tulla të Tiranës, ka gjetur vdekjen mbrëmë e së hënës, rreth orës 21:00. 14-vjeçari me inicialet A. Xh. ka qenë duke lidhur korrentin në një pompë uji, pranë banesën së tij, kur aksidentalisht ka prekur korrentin, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. I mituri ka gjetur vdekjen në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Gjithsesi, policia dhe organet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të motiveve të kësaj ngjarjeje.
6 Gusht 2008