E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të gjithë me Cassanon

Futbolli italian, por edhe më gjerë, është alarmuar me rastin e Antonio Cassanos, i cili është dërguar me urgjencë në spital sapo ishte kthyer nga ndeshja e zhvilluar në Romë.

Ende nuk kanë dalë rezultatet zyrtare rreth këtij rasti, por pas analizave të para, mjekët kanë konstatuar se sulmuesi i Milanit mund të ketë pësuar një sulm në tru.

Cassano nuk ishte ndier mirë pas mbërritjes në Milano. Në daljen nga aeroplani, ai kishte mbetur pa ndjenja. Ai duket të ketë ‘iktus’ në tru, që do të thotë një gjendje fiziologjike e rrezikshme e shkaktuar nga mpiksja e gjakut në enët që furnizojnë trurin ose nga bllokimi i tyre për arsye të ndryshme.

Format më të rënda të ‘iktusit’ janë vdekjeprurëse. Futbollistë, trajnerë dhe zyrtarë klubesh i kanë dërguar mesazhe shërimi sa më të shpejtë talentit italian. Thuhet se gjendja e tij është përmirësuar, por ende nuk dihet diagnoza e saktë e këtij rasti.

Gjithçka do të dihet në orët në vazhdim, derisa Cassano po qëndron ende në spital.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›