E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tevez mund të mbetet në Angli

Carlos Tevez mund ta ndërrojë klubin, por jo edhe vendin. Pikërisht kur dukej se ‘Apache’ do të largohej nga Anglia në janar për të shkuar në Brazil ose në një shtet tjetër evropian, menaxheri i tij ka dhënë deklarata që nuk priteshin.

“Carlos dhe familja e tij ndihen mirë këtu. Ai do të kishte probleme po të ndahej me ta. Gjëja më e mirë do të ishte që të luajë në një klub tjetër të Premierligës”, deklaroi menaxheri i futbollistit, Kia Joorabchian për ‘Daily Mirror’.

Ky i fundit e ka përjashtuar mundësinë që argjentinasi të kthehet në Manchester United ose West Ham, ku luajti në të kaluarën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›