E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdiq shkrimtari Rexhep Zogaj

Në moshën 75-vjeçare, sot në Prishtinë, vdiq shkrimtari dhe publicisti, Rexhep Zogaj.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në Prishtinë, ndërsa paraprakisht, në Bibliotekën Kombëtare Universitare të Kosovës, do të mbahet mbledhja komemorative.

Rexhep Zogaj u lind më 1935 në Turjakë. Shkollën e mesme e kreu në Prishtinë, Fakultetin Filozofik në Beograd. Punoi kryesisht në Shtëpinë Gazetare Botuese “Rilindja”, më parë kryeredaktor i Gazetës (1970-73), pastaj drejtor i përgjithshëm 1973/81 dhe së fundi drejtor i revistave të po kësaj shtëpie botuese.

Gjatë fushatave të akuzave dhe dënimeve që ndërmori pushteti i Beogradit, pas demonstratave të studentëve kosovarë (pranverë 1981) u largua nga pozita udhëheqëse. Përveç shkrimeve letrare, Rexhep Zogaj ishte aktiv mbi 40 vjet në jetën shoqërore-politike dhe atë publicistike kosovare me artikuj, komente dhe ese nga jeta shoqërore e kulturore. Është autor i 10 romaneve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›