Krkic në Romë

Barcelona ka arritur marrëveshje për shitjen e sulmuesit Bojan Krkic te Roma për 12 milionë euro, ka njoftuar klubi katalan nëpërmjet një komunikate të publikuar në ueb faqen zyrtare të premten.
Marrëveshja përfshin opsionin e ri-blerjes së tij që i mundëson Barcelonës të rikthejë futbollistin në fund të sezonit 2012-2013 për 13 milionë euro, por Roma mund të anulojë dëmshpërblimin nëse paguan edhe 28 milionë euro shtesë.
Krkic, 20 vjeç, ishte njëri prej talenteve më të mëdhenj që dolën nga akademia e Barcelonës dhe debutoi për ekipin katalan në sezonin 2007-08, por nuk arriti të zë vend si titullar në ekipin e parë për shkak të konkurrencës së fortë në repartin sulmues.
Në Romë, ai do të bashkohet me ish trajnerin e Barcelonës B, Luis Enrique.