Denoncohen sekserët e vizave kanadeze, vodhën 11 mijë euro
TRANE – Denoncohen në polici për mashtrim me vizat kanadeze dy persona, që dyshohet se i kanë marrë 11 mijë euro një qytetari, duke i premtuar dokumentet e udhëtimit.
Sipas denoncimit të bërë në policinë e Tiranës, mashtrimi ka ndodhur pesë muaj më parë në një lokal në qendër të kryeqytetit kur Fatmir F., 53 vjeç dhe Bektash H., 47 vjeç, kanë mësuar se një person rreth 35 vjeç, nga Tirana, ishte i interesuar për vizë me qëllim udhëtimin drejt Kanadasë. Policia nuk bëri të ditur emrin e personit të dëmtuar nga ky rast mashtrimi, por konfirmoi se ai ka humbur plot 11 mijë euro të cilat i ka paguar pa mundur të marrë vizën e premtuar. Sapo kanë mësuar se ky person kërkonte vizë për udhëtim përtej Atlantikut, dy personat e dyshuar kanë hyrë në kontakt me të. Ata e kanë ftuar të dëmtuarin për një kafe dhe kanë dëgjuar prej tij problemin që kishte, si dhe ngulmimin e tij për të udhëtuar në drejtim të Kanadasë. Dy të dyshuarit i kanë folur të dëmtuarit për mënyrën se si do të përfitohej viza e i kanë kërkuar paratë. Plot 11 mijë euro, janë numëruar nga tre personat, të cilët i kanë futur paratë në një qese dhe që nga ajo ditë nuk janë bërë të gjallë. Pa vizë kanadeze dhe me paratë e humbura i dëmtuari nuk ka pasur rrugë tjetër, veçse të denoncojë ngjarjen në polici. Të mërkurën pasdite, banori 35-vjeçar nga Tirana, ka trokitur në dyert e Antikrimit Ekonomik të Policisë së kryeqytetit. Ai u ka sqaruar hetuesve problemin e tij dhe ka treguar edhe identitetin e autorëve të vjedhjes me anë të mashtrimit. Oficerët e policisë së antikrimit ekonomik kanë regjistruar denoncimin e tij ndaj dy personave, që sipas kallëzimit kanë marrë shumën e konsiderueshme të parave dhe janë zhdukur. I dëmtuari ka treguar se ka bërë përpjekje për të gjetur një mënyrë për të udhëtuar në drejtim të Amerikës së Veriut, pikërisht në Kanada. I dëmtuari ka sqaruar në polici se në mënyrë rastësore ishte takuar me personat, që e kanë mashtruar dhe u kishte treguar kërkesën e tij. Sipas të dëmtuarit, autorët e vjedhjes me anë të mashtrimit i kanë ofruar atij pa vonesë mundësinë e tyre për një pasaportë me vizë kanadeze. “Na duhet pak kohë dhe një shumë 11 mijë euro në dorë”, mësohet t’i kenë thënë, Fatmir F., dhe Bektash H., personit që donte të emigronte në Kanada. Pasi kanë biseduar kanë rënë dakord që si kapar për vizën që kushtonte 20 mijë euro, duheshin lënë 11 mijë euro. Viza duhej të ishte gati për një muaj, nga dy personat që do t’ia jepnin në dorë “aplikantit”. Sipas denoncuesit viza ishte premtuar të nxirrej duke cilësuar mbajtësin e saj si punonjës të një firme, e cila do të dërgonte njerëzit e saj në Kanada, për të kryer punë atje. I dëmtuari, ka parë në tavolinë një seri dokumentesh dhe kjo duket se i ka mbushur mendjen të paguajë paratë tek dy të panjohurit. Gjashtë muaj më vonë, premtuesit e vizës janë zhdukur duke mos kthyer as vizën dhe as paratë. Pasi kanë marrë kallëzimin e të dëmtuarit, hetuesit kanë referuar materialin në Prokurorinë e Tiranës me akuzën e vjedhjes me anë mashtrimit ndaj dy personave. d.b