E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti me një të vdekur, pranga emigrantit në Tiranë

TIRANE - Tri viktima, ky është është bilanci i tre aksidenteve të ndodhura të mërkurën në rrugë të ndryshme të Tiranës. 

Një nga të dëmtuarit ka ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerët sipas policisë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Në të tria rastet, policia ka ndaluar drejtuesit e mjeteve, që kanë shkaktuar aksidentet mes të cilëve edhe një emigrant shqiptar me banim në Itali. Sokol Baci, me banim në Torino, ka qenë duke udhëtuar në rrugën “Abdyl Frashëri”, pranë Presidencës, kur me mjetin e tij “Mercedez-Benz”, me targa 1851 K, ka aksidentuar Ilirjan Likën 45 vjeç. Sipas policisë mësohet se i dëmtuari Lika ka qenë duke udhëtuar me një motor kinez me targa TR 583 D, ndërsa nga përplasja ka mbetur plagosur rëndë dhe ka vdekur pak kohë më pas. Sokol Baci, është ndaluar nga policia, për shkak se ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi në kohën kur është përplasur me motoçikletën. Aksidenti i dytë ka ndodhur rrugën e Dibrës, kur një motor i markës “Zong Zhen”, me targa TR 745 D, i drejtuar nga Rexhep Doka, 21 vjeç, ka përplasur kalimtarin Enver Zeneli 65 vjeç. Zeneli ka marrë plagë të rënda dhe sipas policisë ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Aksidenti i fundit ka ndodhur në rrugën “Niko Avrami”, në Allias, kur mjeti “Mercedez-Benz”, i drejtuar nga Ervin Anastasi, ka përplasur motoçikletën “Honda” TR 3A44, me të cilën udhëtonte Kastriot Hoxhallari. Ky ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa policia ka arrestuar si në dy rastet e para drejtuesin e mjetit që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.   d.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›