Të gjithë sytë nga Kina,Olimpiada merr jetë
Ka qenë ora 16 e 05 minuta kur në stadiumin madhështor “Foleja e Zogut”, do të parakalonte delegacioni olimpik shqiptar në ceremoninë e hapjes të Lojërave Olimpike “Pekin 2008”.
Krahas 205 delegacioneve homologe nga gjithë bota përfaqësuesja shqiptare e përbërë nga 11 sportistë dhe e udhëhequr nga flamurmbajtësi, Sahit Prizreni zbriti në pistë e 105-ta. Në parakalimin olimpik sportistët vinin të veshur me kostumet kuq e zi dhe me flamuj të vegjël shqiptarë. Më pas medalisti i kampionatit botëror të Bakusë, Sahit Prizreni do të pasohej në rrugëtimin e Lojërave të 29-ta Olimpike nga flamurmbajtësi i ekipit olimpik të Emirateve të Bashkuara Arabe, Al Maktoum Sheikha Maitha. Ceremonia madhështore e hapjes përfundoi rreth orës 18:00. Më shumë se 80 presidentë, kryeministra, mbretër, lider shtetesh e princër ishin të pranishëm në stadiumin kombëtar të Pekinit. Ra në sy padyshim prezenca e presidentit amerikan Xhorxh Ë.Bush, kryeministrit rus, Vladimir Putin, presidentit francez Nikolas Sarkozi, njëherësh edhe kreu i radhës së Bashkimit Europian.
Kryeministri përshëndet nga tribuna
Në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm edhe Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Zonja Liri Berisha. Shefi i ekzekutivit u bë protagonist i këtij evenimenti kaq të rëndësishëm sportiv për pak sekonda gjatë transmetimit ndërkombëtar, teksa gjatë parakalimit ka përshëndetur sipas mënyrës së tij demokratike nga tribuna e personaliteteve ekipin kombëtar shqiptar. Kuqezinjtë u pritën dy ditë më parë nga kryeministri në selinë e ambasadës shqiptare në Pekin, i cili duke u uruar sportistëve suksese në këto Lojëra, shprehu besimin se rezultatet e tyre do të jenë shumë të mira, sepse në këtë ekip marrin pjesë sportistë dhe sportiste me shumë eksperiencë, të cilët kanë arritur rezultate të larta në nivel europian e botëror.
Rekord pjesëmarrjeje
E veçanta për ekipin kombëtar në Lojërat Olimpike të 2008-ës është numri i sportistëve në konkurrim. Si rrallëherë në një kompeticion gjigand si ky, kuqezinjtë do të përfaqësohen me 11 olimpistë, 7 nga të cilët e prenë biletën përmes kualifikimit me rezultate të normës olimpike: Sahit Prizreni(mundje e lirë), Dorian Çollaku (atletikë), Erkand Qerimaj (peshëngritje), Romela Begaj (peshëngritje), Gerti Trasha(peshëngritje), Elis Guri(mundje klasike) dhe Lindita Kodra (qitje). Ndërkohë katër sportistët e tjerë, Klodiana Shala (atletikë), Edmond Topalli (xhudo), Rovena Marku (not), Sidni Hoxha (not) përfituan falë ftesave. O.Serani