E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man Utd, pas Stekelenburgut

Nga Express më 29 janar 2011 në ora 18:26

Portieri i Ajaxit, Maarten Stekelenburg është objektivi kryesor i Manchester Unitedit për të zëvendësuar Edin van der Saarin, sipas trajnerit të ekipit të dytë, Rene Meulensteen. Van der Saar, 40 vjeç, ka konfirmuar se do të pensionohet në fund të këtij sezoni, ndërsa klubi nga Old Trafford për zëvendësues të tij kërkon një tjetër portier holandez. “Stekelenburg është portieri që gjendet në krye të listës së kërkesave tona. Sir Alex Ferguson ka biseduar me Edwinin për Stekelenburgun dhe kjo nuk më befason”, tha Meulensteen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›