E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veliaj: Nafta, heqja e akcizës lehtëson fermerët

Kreu i G99-ës, Erion Veliaj, vizitoi dje disa biznese agrare në Komunën e Kutallisë, ku është ndalur në një fabrikë të përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve, e cila punëson mbi 700 vetë.

Gjatë këtij takimi, Veliaj u shpreh se heqja e akcizës së naftës lehtëson jo vetëm punën e këtyre fabrikave, por dhe të shumë fermerëve të vegjël që e vuajnë këtë kosto. "Nuk mund që një fermer të mbushë traktorin me të njëjtin çmim që dikush mbush serbatorin e një ‘Mercedesi‘. Këto janë gjërat për të cilat vërtet duhet të shqetësohemi gjatë kësaj fushate. G99 është e angazhuar që në qeverinë e ardhshme të mbështesë ato biznese që punësojnë familjet në fshat dhe inkurajojnë produktet lokale", tha ai.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›