Veliaj: Kule, politikë shkatërruese ndaj arsimit

Përfaqësuesit e arsimit privat në Shqipëri kanë reaguar ndaj vendimit të UT-së për ndëshkim ndaj angazhimit mësimdhënës në Institucionet Private të Arsimit të Lartë. Në një deklaratë për shtyp Presidenti i U.F.O. University, Astrit Veliaj, thekson se Kule po ndjek një politikë shkatërruese për arsimin e lartë. "Pengmarrja e botës akademike, kërcënimi ndaj angazhimit të pedagogëve tek institucionet jopublike, përbën antireformën që baronët e sistemit arsimor shtetëror kanë zgjedhur për të frenuar zhvillimin policentrik në stil perëndimor të arsimit shqiptar" theksoi Veliaj.
Ai gjithashtu shtoi se qarkullimi i lirë dhe lëvizshmëria e elitave akademike, specializimet e kuadrove dhe studentëve, transferimi dhe shkëmbimet e kompetencës së specializuar ndërinstitucionale përbëjnë motorin e zhvillimit edukacional global..
E sigurojmë z. Kule, se studentët shqiptarë, pa diskriminim, meritojnë dhe do të përfitojnë nga eksperienca akademike e universitarëve elitarë vendas dhe të huaj theksoi Veliaj duke shtuar se orvatjet monopolizuese mbi kapitalin intelektual dhe frenimit abuziv të elitave në misionin e përhapjes së dijes, do dështojnë. Sipas tij antireforma Kule nuk do lejohet të virusojë dhe rrezikojë gjithë sistemin arsimor.