E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veliaj: Protestë më 15 mars,por pa Ilir Metën

Kreu i grupimit politik G99, Erion Veliaj, tha dje se një raport i departamentit të shtetit na e ka nxirë edhe një herë faqen në sy të gjithë botës, duke kritikuar ndërhyrjen e qeverisë në hetimin e Gërdecit. Në raport, tha ai, nënvizohet qartë që ndalimi i spotit të G99-ës në shtatorin e vitit që shkoi, ishte një akt presioni politik për të evituar kritikën ndaj qeverisë. "Për fat të mirë, ky është raporti i fundit që bëhet për këtë qeveri, të cilës i kanë mbetur dhe 121 ditë, deri kur qytetarët ta heqin nga detyra. Ne përkushtohemi që qeveria e re pas 121 ditësh të rivendosë në një kohë rekord marrëdhëniet e dëmtuara me të gjitha institucionet ndërkombëtare", theksoi Veliaj. Ju lëmë takim të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, u shpreh ai, në datë 15 mars, ora 15.00 në Gërdec dhe 18.00 në sheshin "Skënderbej" "për të mos harruar" ditën që ndryshoi përgjithnjë jetët tona. I pyetur nëse ftohet edhe LSI-ja, ai tha se "Ilir Meta prej kohësh nuk vepron vetëm, ai vepron në çift dhe pjesa tjetër e çiftit është zoti Berisha, kështu që do të ishte qesharake për opozitën nëse do të ftonin çiftin Meta-Berisha".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›