E Diel, 1 Nëntor 2026

Veliaj: “Që të punësohesh në Shqipëri duhet të bësh seks me ministrin”



“Meritokracia në Shqipëri është në minorancë, për të gjetur punë duhet të bësh seks me ministrin”. Kështu ka deklaruar kreu i G99-s, Erion Veliaj, gjatë një tryeze të rrumbullakët që organizoi dje G99-a për çështjen e punësimit në Shqipëri. Ky takim u zhvillua me ekspertë të ekonomisë si dhe me studentë për të paraqitur disa zgjidhje konkrete dhe ide origjinale që do të lehtësonin punësimin e të rinjve shqiptarë dhe do t’ju ofronin atyre mundësi për të ndërmarrë dhe ide biznesi. Duke përshëndetur këtë takim, Erion Veliaj tha se “punësimi rinor në Shqipëri vuan së tepërmi mungesën e traditës së meritokracisë. Studimet tregojnë qartë se rreth 75 për qind e të rinjve kanë gjetur punë nëpërmjet kontakteve personale ndaj meritokracia sot në Shqipëri është në minorancë”. Prezantime të ideve konkrete u bënë nga Arbi Mazniku dhe Gjergji Filipi.

LRI, protestë para Ministrisë së Kulturës

Lëvizja Rinore për Integrim ka organizuar dje një protestë gjatë orëve të para të mëngjesit përpara Ministrisë së Kulturës në shenjë proteste ndaj veprimit të ministrit Pango, i cili duke shfrytëzuar postin ka tentuar të përfitojë seksualisht nga një vajzë që kërkonte punë. Anëtarë dhe mbështetës të LRI-së, duke ironizuar sloganin “Me duar të pastra” kanë mbajtur parullat "Turp! Turp! Turp!" dhe “A e kuptuat qeverinë e shërbesave”. Ata kanë kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes, madje duke kërkuar edhe procedim penal ndaj ish-ministrit. Ndërkohë që edhe Këshilli studentor gjithashtu ka protestuar përpara ministrisë duke dënuar ashpër veprimet e ministrit dhe kanë fajësuar qeverinë për një situatë të tillë ndërkohë që është premtuar shërbesa me duar të pastra.

6 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›