Skandali seksual, deputetët kërkojnë imunitetin e Pangos
Opozita: “Të nisë hetimi, të zbatohet Kodi Penal”. Topalli: “Ne distancohemi, Pango të lërë mandatin”
Eljona Ballhysa
Skandali seksual i ish-ministrit të Kulturës, Ylli Pango, ka qenë në qendër të debateve të seancës së djeshme parlamentare. Deputetët e të dyja kampeve të politikës kanë dënuar aktin e shfrytëzimit të pushtetit në këmbim të favoreve seksuale, ndërsa kanë kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit dhe nisjen e procedimit penal kundrejt ish-ministrit Pango. Deputetët e opozitës e cilësuan këtë akt të turpshëm dhe që implikon të gjithë qeverinë “Berisha”. Ndërsa deputetët e maxhorancës e cilësuan veprim personal të ish-ministrit Pango, duke theksuar se qeveria dhe PD-ja janë distancuar nga një veprim i tillë nëpërmjet vendimit të kryeministrit Berisha për shkarkimin e menjëhershëm të Pangos nga posti i ministrit të Kulturës. Më e ashpër në deklaratën e saj ka qenë kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila bëri thirrje që Pango të lërë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë. Ndërsa deputetë të opozitës hodhën fjalë se ekzistojnë filmime të ngjashme edhe për dy ministra të tjerë të kabinetit “Berisha” dhe e akuzuan kryeministrin për një vendim të vonuar, pasi, sipas tyre, ai ka qenë në dijeni të pamjeve filmike disa ditë më parë dhe ka negociuar për mospublikimin e tyre.
Opozita
Kryetarja e Grupit Parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, u shpreh se akti i ministrit Pango implikon të gjithë qeverinë. “Skandali i fundit tregoi se si kanë përfunduar institucionet e shtetit, se ku ka përfunduar ligji i shërbimit civil dhe se si është goditur vetë shteti. Publiku shqiptar pa degjenerimin e institucioneve dhe kjo është shumë e rëndë. Nëse mbrëmë kjo çështje ishte çështje e një ministri, sot kjo është çështje e Parlamentit, i cili duhet të mbajë një qëndrim për një deputet që ka kryer veprën e turpit”, - është shprehur Leskaj, ndërsa ka kërkuar që Parlamenti të heqë imunitetin e deputetit, ish-ministrit Pango. “Ky njeri nuk mund të ketë më imunitet dhe nuk mund të mbrohet me imunitet deputeti, ndërkohë që duhet të përgjigjet në bazë të Kodit Penal për veprën e kryer. Nëse këtu nuk mbahet qëndrim për këtë rast kur është shkelur komplet shteti, kur është tronditur tërësisht besueshmëria te institucionet, kjo është çështje e të gjithëve”, - është shprehur Leskaj.
Në bazë të Kodit Penal, në Nenin 105 të tij parashikohet se “kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar marrëdhëniet e varësisë ose të detyrës dënohet me burgim deri në tre vjet”. Pra ish-ministri Pango rrezikon deri në tre vjet burgim.
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në Kuvend, kërkoi që Pango të lërë mandatin e deputetit në mënyrë që të mbrohet integriteti moral i Kuvendit dhe i shtetit. Ai bëri thirrje që në zgjedhjet e qershorit qytetarët të mos votojnë për njerëz lakuriqë, duke nënkuptuar dhe kryetarin e PS-së.
Nënkryetari i PSD-së, Engjell Bejtja, hodhi akuza kundër kryeministrit Berisha. Ai u shpreh se kreu i qeverisë ishte në dijeni të pamjeve filmike disa ditë para se publikohej në media. “Ajo që është e dhimbshme në gjithë këtë histori, është se Berisha tentoi të negocionte që të mos shfaqej filmi dhe kur dështoi, e shkarkoi ministrin. Ky është morali i qeverisë suaj”, - është shprehur Bejtja. Ndërsa socialisti Balla shkoi më tej, duke deklaruar nga karrigia se ekzistojnë filmime të ngjashme për të tjerë ministra të kabinetit “Berisha”. Ndërsa socialisti Erion Braçe i kërkoi kryetares Topalli të verifikojë se ku ndodhej ish-ministri Pango, pasi, sipas tij, ai ishte larguar jashtë shtetit.
Maxhoranca
Nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, e cilësoi të butë kërkesën e opozitës për heqjen e imunitetit të Pangos, ndërsa kërkoi që ai të lërë mandatin e deputetit. Ajo tha se ngjarja është shumë e rëndë dhe se Pango ka tradhtuar moralin e PD-së. Por Topalli shkoi më tej, duke sulmuar opozitën për fotot nudo të kryetarit Edi Rama. “Zotëria në fjalë ka tradhtuar moralin e PD-së, ka tradhtuar qytetarët shqiptarë që e kanë votuar. Ai nuk mund të trajtohet kaq lehtë sa e trajtoni ju. Si kryetare e Kuvendit nuk kërkoj heqjen e imunitetit të tij, por i kërkoj të lëshojë mandatin, se mandati i tij nuk përfaqëson asnjë qytetar shqiptar që e ka votuar. Përshëndes vendimin e kryeministrit Berisha, i cili e shkarkoi brenda katër minutash. S’mund të pranojmë burra që dalin lakuriq. Ky është morali ynë. Po ju çfarë keni bërë? Pyeteni veten”, - është shprehur Topalli.
Edhe kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, i bëri thirrje opozitës që të mos përpiqet që të përfitojë politikisht nga ky skandal. Ai tha se brenda opozitës ka shumë shembuj perversiteti, të cilat nuk janë dënuar kurrë. “Standardi përcaktohet nga mënyra se si reflektohet dhe reagohet, dhe reflektimi i menjëhershëm i kryeministrit Berisha mbrëmë tregoi standardin e kësaj maxhorance. Të gjitha skandalet që keni pasur gjatë kohës që keni qeverisur Shqipërinë kanë qenë edhe më të rënda. Ka pasur raste të ngjashme dhe ju keni kryetarin tuaj, i cili të paktën prej 3-4 vjetësh qarkullon i zhveshur lakuriq para shqiptarëve. Askush prej jush nuk ka guxuar të thotë një fjalë për të. Ju keni histori më të rënda të perversitetit të kryetarit tuaj në Lidhjen e Pezës, apo jashtë saj, dhe ju heshtni, sepse jeni mësuar të bashkudhëtoni me skandalin”, - është shprehur Patozi.
6 Mars 2009