E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veliaj: Tre prioritetet e fushatës së G99

 

Në një takim me të rinjtë e Elbasanit, Erion Veliaj ka vënë theksin te fakti, që fushata që po fillon do të jetë një tjetër rast kur politika e vjetër do të tregojë “artilerinë e rëndë” të agresivitetit dhe fyerjeve personale e sharjeve. Në kundërshtim me këtë, Veliaj theksoi se fushata e G99 do të fokusohej te tre çështjet kryesore, që janë në thelb të programit garues në zgjedhje: votën e emigrantëve, modernizimin e arsimit dhe nxitjen e punësimit rinor. “Nuk është puna vetëm te vota, domethënë te përfshirja në vendimmarrjen e aksionarëve tanë kryesorë ekonomikë, por imagjinoni se sa do të zgjerohej diapazoni i politikanëve shqiptarë dhe i çështjeve shqiptare që ata do të trajtonin nëse emigrantët do të përfshiheshin në votim. Atëherë sa herë që një kryeministër i huaj do të vizitonte Shqipërinë, nuk do të flisnim vetëm për çështjet që ju interesojnë atyre, por dhe për ato çështje që na interesojnë ne, nuk do të negocionim vetëm për gjërat që ne mund t’u falim atyre, por dhe mbi ato që mund të marrim prej tyre në dobi të qytetarëve tanë,” tha Veliaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›