E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veliaj në Gërdec: “Të hetohet pasuria e Berishës”

Përfaqësuesit e grupimit politik G99 vizituan dje fshatin Gërdec, ku janë njohur nga afër me situatën aktuale në këtë fshat pas tragjedisë që e goditi rëndë atë. Drejtuesi i G99-s, Erion Veliaj, u takua me gjeneralmajorin Shpëtim Spahiu si dhe me kolonelin Xhevdet Zeneli, ku u njoh me gjendjen aktuale në zonën e Gërdecit. Drejtuesi i G99-s, Erion Veliaj, kërkoi që organi i prokurorisë të hetojë mbi llogaritë financiare të kryeministrit Berisha dhe familjes së tij. “Prokuroria duhet të fillojë të investigojë llogaritë financiare jo vetëm të Berishës, por dhe të familjes së tij. Berisha vazhdon të justifikohet si Shvejku, duke thënë "ç'punë kam unë se ç'bëj unë". Ai duhet të japë dorëheqjen. Nëse ai nuk e bën, duhet që qytetarët të heqin dorë nga kryeministri", - tha Veliaj.

Meta, vizita në familjet e viktimave

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, vizitoi dje familjen Dvorani, ku shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta për familjarët dhe të afërmit e Endri Dvoranit, që humbi jetën në tragjedinë e Gërdecit.
Kreu i LSI-së ishte në familjen Dvorani së bashku me drejtues të tjerë dhe deputetë të LSI-së, Dritan Prifti, Ndre Legisi dhe Spartak Braho. Endri Dvorani ishte ish-ushtarak dhe ekonomist.
Ndërsa dje, kryetari i LSI-së, Ilir Meta, i shoqëruar nga deputeti Legisi ishin në familjen Malçi në Laç, ku ngushëlluan familjarët dhe të afërmit e Ilirjan Malçit, i cili humbi jetën në ngjarjen e rëndë të Gërdecit.

24 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›