E Diel, 1 Nëntor 2026

Veliaj në Vlorë: Do të rimbursojmë kartat

 

Dy ditë më parë drejtuesi i G99 u shpreh i pari se qeveria e ardhshme socialiste do të rimbursojë vlerën e kartës së identitetit. Në një tubim me të rinjtë dhe qytetarët e Vlorës, kreu i G99, Erion Veliaj, deklaroi se një ndër vendimet e para që do të marrë qeveria e re që do të dalë pas zgjedhjeve, do të jetë rimbursimi i plotë i kartave të identitetit për të gjithë shqiptarët, qoftë për ata që kanë paguar 12 mijë lekë, qoftë për ata që do të aplikojnë me tarifën e re prej 2 mijë lekësh. "VKM i parë që do të lëshojë qeveria e re pas zgjedhjeve të 28 qershorit, do të vendosë që të bëhet rimbusrimi i plotë i të gjithë atyre që deri tani kanë mbajtur barrën e taksës së votës, tha Veliaj, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të qenë të ndershëm me të gjithë qytetarët". Veliaj, në këtë kontekst, u bëri thirrje mijëra qytetarëve vlonjatë të pranishëm në takim që të aplikojnë për karta identiteti, në mënyrë që të bëhen pjesë e ndryshimit në 28 qershor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›