E Diel, 1 Nëntor 2026

Veliaj në Vlorë: Parqet energjetike janë në favor të të huajve

Vlorë- Investimi i parqeve eolike duhet të jetë në favor të shqiptarëve dhe jo në favor të të huajve. Kjo ka qënë deklarata e kreut të G99, Erion Veliaj në qytetin e Vlorës. Ai tha se nuk jam kundër projektit, por e rëndësishme është që Shqipëria të jetë përfituese e tij dhe jo i gjithë prodhimi të eksportohet në shtetet fqinje. Kreu i G 99 ka akuzuar qeverinë për investimet e huaja nga të cilat asnjë prej tyre nuk shkon në favor të Shqipërisë duke përmëndur këtu dhe biznesmenin Fazllic.

“Zona e Vlorës duket qartë se është një zonë shumë e favorshme për këtë investim, por fatkeqësisht ky investim i cili nuk ka impakte të dëmshme mjedisore, sipas premisave, nëse nuk do ti shërbejë shqiptarëve nuk mund të quhet i sukseshëm”, tha Veliaj. Ndërsa shtoi se “qeveria duhet të bënte një marrëveshje me palën italianë për të blerë energjinë më çmim të favorshëm, dhe Shqipëria të kishte përparsi në blerjen e energjisë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›