Shamku-Tafaj, replika për reformën në arsim
Tiranë-Partia Socialiste ka kërkuar sot nga qeveria të të zhbllokojë kërkimin shkencor në shkollat e larta. Sipas Kryetares së Komisionit të Edukimit dhe Informimit të PS, Ledi Shamku, “Arsimi nuk është thjesht proçedurë e një partie politike apo e një qeverie, por është sot përgjegjësi historike ndaj kombit”, shtoi ajo.
Përgjigja ka ardhur nga këshilltari i Kryeministrit për arsimin, Myqerem Tafaj. “Asnjë program doktorate nuk është i bllokuar. Sistemi i vjetër i doktoratës vazhdon të zbatohet deri në përfundimin e doktoratave të nisura, ndërkohë ka filluar shkolla e re e doktoraturës sipas sistemit të Bolonjës”, tha Tafaj.
Sipas tij, buxheti i arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në vitin 2009 është 2.2 herë më i lartë se në vitin 2005, ku për herë të parë arsimi i lartë shqiptar ka 100 milionë dollarë buxhet. Në kërkimin shkencor ka 6 milionë dollarë ndërkohë që në vitin 2005 ishin vetëm 800 mijë dollarë", tha këshilltari Tafaj.