Çelet në Durrës ekspozita Ardhje 2008
Durrës- U çel sot në qytetin bregdetar të Durrësit ekspozita Ardhje 2008, me titull “Pas çdo agimi, bota nuk është ajo e një dite më parë”, nën kujdesin e kuratorëve Edi Muka dhe Joa Ljungberg dhe mbështetjen e kreut të bashkisë, Vangjush Dako.
Autorët që ekspozojnë veprat e tyre në këtë ekspozitë janë artistë të rinj që jetojnë e punojnë në Shqipëri si Enkelejd Zonja, Bevis Fusha, Elsa Martini, Genti Gjikopulli, Leonard Qylafi, Era Tula, dhe Heldi Pema.
Në këtë ekspozitë që do të qëndrojë e hapur për 10 ditë janë ekspozuar 30 punime të gjinive të ndryshme në një frymë moderne. Me një mori qasjesh dhe interesash, artistët e ftuar i japin jetë një ekspozite drithëruese që na sjell copëza poetike meditimi mbi realitetin përqark nesh.
Subjektet ngjethëse dhe loja me dritën në fotot e Bevis Fushës, raportet e cuditëshme arkitektonike të imazheve dhe shtëpive të Heldi Pemës, kërkimet vetjake të Elsa Martinit, fryma egzistenciale në fotot e Leonard Qylafit, misteri i pikturave të Enkelejd Zonjës, klithma e heshtur e instalacioneve të Era Tulës dhe videot poetike të Genti Gjikopullit, do ta ftojnë artëdashësit në përjetime të reja dhe meditime mbi realitetin e vrullshëm që na rrethon cdo ditë. Artistet e perzgjedhur perdorin nje larmi shprehjesh artistike, si pikture, fotografi, instalacion dhe video art.