E Diel, 1 Nëntor 2026

Masa e sigurisë, mbetet në burg rrjeti i shpërndarjes së drogës

Tiranë-Gjykata e Shkallës se Parë Tiranë ka lënë në burg pesë shtetasit që u kapën pak ditë më parë nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Masa e sigurisë e dhënë sot për ta, është “arrestit me burg”.

Shtetasit Ibrahim Cani, Ardit Bakalli, Nikolin Merko, Denis Caveli, Fatmir Mezini do të mbahen të izoluar në paraburgim deri në përfundim të hetimit të hapur nga prokuroria e Tiranës. Operacioni i koduar “Trekëndëshi” arrestoi këta perosna me 2 kg lëndë narkotike që dyshohet të jetë heroinë. Ata akuzohen se punon në grup duke shpërndarë lëndë narkotike në rrethet Elbasan, Peqin, Kavajë dhe Tiranë.

Policia po punon për dokumentimin ligjor të aktivitetit të dyshimtë të tyre si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rrjet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›