E Diel, 1 Nëntor 2026

Godo: Spitalet do i blejnë vetë ilaçet

Korçë- Pas krizës disamujore të medikamenteve, Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, ka deklaruar nga Korça se do të kryejë decentralizimin e gjithë sistemit shëndetësor në vend. Sipas saj, nis nga janari i 2009-ës, spitalet rajonale do të zhvillojnë vetë tenderat e ilaçeve.

“Në janar spitalet do të kenë autonomi në lidhje me shpenzimet që do të kryejnë për blerjen e medikamenteve dhe shërbimet e tjera”, tha Godo. Ndërsa, insititucioni i Ministrisë së Shëndetësisë do të angazhohet për investime në pajisjet mjekësore që janë me kosto të lartë.

Ministria e Shëndetësisë, Anila Godo gjatë vizitës së saj në spitalin rajonal të Korçës është njohur me problemet e hasura në këtë spital dhe veçanërisht me mungesën e medikamenteve. Në fjalën e saj Godo ka theksuar rëndësinë e vendosjes së marrëdhënieve të drejta në fushën e shëndetësisë me pushtetin vendor. Njëherësh ajo është ndalur tek reforma në shëndetësi, ku theksi u vu tek decentralizmi i kompetencave nga qendrori tek drejtoritë rajonale.

Godo, gjithashtu ka premtuar për paisjen shumë shpejt të këtij shërbimi në Korçë me një skaner bashkëkohor i cili do t’iu shërbejë gjithë pacientëve të rajonit Juglindor të vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›