Vëllaznimi - Trepça barazojnë 0-0
Njëri prej kandidatëve më serioz për titullin e kampionit, Vëllaznimi nuk ka mundur të fitoj më shumë sesa një pikë në Mitrovicë përballë Trepçës, pasi ky takim ka përfunduar me rezultat të barabartë, 0:0.
Marrë në tërësi, të dyja ekipet kanë aplikuar lojë monotone për shikues, duke krijuar shumë pak raste shënimi. Përkundrazi, aty pati ngritje të tensioneve në mesin e futbollistëve, siç ndodhi në minutën e 58-të, kur Edmond Turku i Trepçës e goditi qëllimisht me kokë Agron Skerajn, me ç’rast u krijua një rrëmujë e madhe në fushën e blertë.
Këtë veprim të Turkut e ndëshkoi gjyqtari i takimit, të cilin e përjashtoi nga loja duke e ndëshkuar me kartuç të kuq. Por, në vazhdim të ndeshjes, gjakovarët nuk e kanë shfrytëzuar përparësinë e tyre të një lojtari më shumë në fushë, pasi nuk ia ka dal të shënoj gol.
Vëllaznimi tani është ngjitur në kuotën e 33 pikëve, pesë më pak sesa lideri aktual i Superligës, Prishtina, që i ka 38 pikë.