E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayern, 20 gola brenda një jave

Bayern Munich ka konfirmuar rikthimin në formën më të mirë duke shkëlqyer në tri ndeshjet e fundit.

Gjiganti bavarez mposhti Hoffenheimin 7-0 në kuadër të xhiros së 25-të në Bundesligë e më pas me rezultat identik fitoi edhe ndaj Baselit në ndeshjen e kthimit të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Kurse, të shtunën Bayern triumfoi 6-0 në udhëtim ndaj Hertha Berlinit. Ekipi i trajnerit Jupp Heynckess shënoi 20 gola brenda një jave dhe tregoi se është kthyer në formë atëherë kur është më së tepërmi e nevojshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›