Vëllezër dhe motra budallenj! Jemi shtuar shumë. Si do ti bëhet?
(Pak humor dhe analizë)
Nga Flamur BËRDËLLIMA
Nuk dua të bëj të zgjuarin, apo statisticienin për të thënë se sa të sëmurë mendor ka Shqipëria. Nuk dua të bëj politikanin, për të shprehur disraportin e shtetit me këtë masë njerëzish që janë vëllezërit tanë, motrat tona, prindërit tanë, të afërmit tanë. Para se të vazhdoj me analizë, edhe për të shkaktuar pak humor po ju sjell disa detaje:
1. Atje ku banoj, kam fqinj një djalë të vogël jetim, i cili jeton vetëm me babanë pasi nëna i ka ndërruar jetë. E pyes gjithmonë se si shkon me mësime këtë nxënës të klasës së dytë fillore, madje kam shkuar edhe në shkollën Edit Durhan, (ish 11 Janari) dhe me kënaqësi konstatova se ishte vërtet nxënës i mirë. Nga ajo që unë jam unë, i bleva një top basketbolli siç kam luajtur edhe vetë. Pashë që fëmijës i ndritën sytë nga gëzimi. Mirëpo pas tij, më erdhën edhe 5 6 fëmijë të tjerë në atë moshë, dhe më kërkuan edhe ata nga një top. Shkurt ua bleva, edhe pse në lagjen time nuk ka më fushë ku mund të luajnë fëmijët. Një ditë përpara Pashkëve ortodokse, më vjen njëri nga këta fëmijë që në 06:30 të mëngjësit, i bie ziles me çadër (pasi nuk e arrinte dot) dhe i thotë motrës time:
Teta Monda dua pak xhaxhi Lulin.Dola dhe i thashë: Hë mor bir
Xhaxhi Luli, atë topin që më dhe ti ma çau makina
Dhe unë i thashë: Po mirë çfarë të bëj unë?
Ai më tha: Po ja meqë janë Pashkët më bli dhe një tjetër
Ia ktheva: Po kam edhe unë dy fëmijë Ledion dhe Sarën, duan edhe ata një dhuratë. Pastaj ti e ke babain shofer taksie. Pra ka aq lekë sa të blej një top
Fëmija uli kokën i murrëtyer dhe më tha:
Pse budalla është babi im?
2. Ndoshta nga prindërit ndoshta nga shkolla Skënderbej kur dal në mëngjes nga shtëpia bëj edukatën njerëzore duke përshëndetur njerëzit e thjeshtë me të cilët shty jetën. Ndër ta është edhe Azyrri, një ish oficer pensionist.
Mirëmëngjës- i them
Nuk kam kohë më përgjigjet me zë të lartë
Mor po Mirëmëngjes të thashë, asgjë tjetër
Ore nuk e shikon që po lexoj ngjitjen e Saliut në murin kinez?! Kam kohë të them edhe ty mirëmëngjes?! mu përgjigj ai.
3. Një miku im edhe pse mund tju duket çudi, ble çdo mëngjes një pako dhurata dhe ius shpërndan njerëzve. Duke e parë që ky po afrohej tek gazeta shitësi, dy shofer taksie diskutojnë me njëri tjetrin:
Shiko erdhi ky budallai që të na japë çokollata
Njëri nga shoferët e taksisë, djalë me shumë logjikë i thotë:
Po ti pse ia merr çokollatën?
Dhe ai i përgjigjet: Pse budalla jam unë që të mos ia marr
Këto shembuj mu kujtuan kur shkova të shikoj Xhevahir Spahiun në spitalin psikiatrik, ku janë shtruar lloj lloj njerëzish me lloj lloj diagnozash. I thashë nja dy tre mjekëve që i kam miq se çështë kjo gjendje e rënduar aty në spital, me mure të rëna, me një indiferencë totale. Gjynah për nder. Ata të sëmurë janë ca terroristë, kamikazë apo vëllezërit, motrat, prindërit tanë që iu kanë ndodhur fatkeqësi? Nuk dua të hyj pastaj në trajtimin klinik të tyre ku haloperfidroli, insulina dhe elektroshoku përbëjnë bazën e kurimit të të sëmurëve që rrallë dalin të shëruar nga ai spital. O kryeministri im i bekuar! Këto nuk janë çmendina por spitale. Përse nuk i çon një grup të madh mjekësh për tu specializuar në psikiatritë moderne dhe për të sjellë edhe në Shqipëri procedurën e shërimit jo në bazë të pyetjes Përse? por në bazë të pyetjes Si u sëmur ky njëri?.
Sa e dinë mjekët e sotëm psikiatër rëndësinë e deformimit të mesazhit, që në psikiatrinë moderne përbën 99 % të shkaqeve të sëmundjes. Sa merret parasysh në praktikën konkrete se si komunikon individi i sëmurë me veten, me një indivi tjetër, me një komunitet dhe anasjelltas? Pa folur pastaj për sanatoriumet psikike, me lëndina, ujëra të freskëta, ambiente relaksuese që ndikojnë në shërimin e të sëmurit. Pra le ta shohim të vërtetën në sy. Kretinë kemi shumë pak, edhe pse jemi popull mesdhetar dhe sanguinë. Aq më pak vrasës serial me maniera të frustuara që nga fëmijëria e tyre e palumtur.
Por siç kamë bërë biseda miqësore me Ylvi Vehbiun, Adriana Petin, dikur edhe me Xhavit Gjatën, ne kemi shumë sociopat, të cilët nën trysninë e ambientit social dhe ekonomik në veçanti janë deviant psikik. Këta në përgjithësi janë të rikthyeshëm në një gjendje normale. Por kjo ndodh kur ka psikologë të vërtetë dhe jo nga ata që vdesin për të dalë çdo natë në televizor. Kur ka azile për këta lloj të sëmurësh, ambiente komunitare, dhe në përgjithësi një koncept për të mos thënë: E mo se një copë budallai është, mos ia vë re. Atëherë edhe një fëmijë i sëmurë me babain shofer taksie nuk do të më kërkoj më top, edhe unë nuk do të bëj fjalë me motrën se i vura këpucët shtrembër, edhe Azyrri po të jetë gjallë do të më thotë Mirëmëngjes. Dhe edhe unë, nuk do të kem mundësinë të përdor këtë titull.