Atentat emigrantit për 50 mijë dollarë
• Një borxh prej 50 mijë dollarë ka qenë shkaku i një atentati me armë zjarri të ndodhur në Tiranë ndaj një emigranti shqiptar me qëndrim në Boston të SHBA.Dashamir BiçakuPolicia shpalli në kërkim autorin e krimit, ndërsa filloi hetimin për zbardhjen e konfliktit mes palëve. Atentati ka ndodhur të dielën rreth orës 22:00, në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë, para një lokali bastesh. Edison Pulaha, 30 vjeç, banues në Boston të SHBA, ka mbetur i plagosur nga një plumb në kofshën e djathtë pas gjashtë të shtënave me armë ndaj tij. Autori i dyshuar për krimin, sipas policisë është Igli Leka, 32 vjeç, banues në rrugën “Haxhi Dalliu” në Tiranë, i cili është shpallur në kërkim. Sipas të policisë, edhe autori i atentatit, ashtu si objekti i tij, ka qenë emigrant në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe ka pasur njohje me Edison Pulahën. Prej asaj kohe, sipas hetimeve, ata kanë mbartur edhe konfliktin e borxhit prej 50 mijë dollarësh. Mbrëmjen e të dielës, rreth orës 22:00, ata kanë biseduar për borxhin, por komunikimi është tendosur dhe gjakrat kanë filluar të nxehen. Bashkë me emigrantët kanë qenë edhe persona të tjerë që i shoqëronin, kur dy protagonistët e ngjarjes kanë nisur të ngrenë tonet e bisedës mes tyre. Sipas burimeve të policisë, të dy grupet e personave kanë qenë duke debatuar për shkak të borxhit të pashlyer prej më tepër se një viti, që kur ishte marrë në Boston. Tentativa e vrasjesPolicia tha se dy palët kanë shkëmbyer fillimisht sharje dhe fyerje mes tyre. Në grindje e sipër, Igli Leka ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të 30-vjeçarit Edison Pulaha. Sipas dëshmitarëve, në vendin e ngjarjes mësohet se autori i krimit ka qëlluar gjashtë herë mbi emigrantin, i cili është plagosur vetëm nga një prej plumbave. Nga të shtënat, 30-vjeçari Pulaha ka marrë një plagë në kofshë dhe ka mbetur për pak sekonda i plagosur pa mundur të lëvizte nga vendi i ngjarjes. Më pas ai është futur nga disa persona në një automjet dhe është nisur në drejtim të Spitalit Ushtarak. I plagosuri ka marrë mjekimin aty dhe ka qëndruar për disa orë deri sa është lejuar të largohet prej mjekëve. Policia ndërkohë ka kryer verifikimin e vendit të ngjarjes dhe ka konstatuar se është qëlluar nga një grykë zjarri së paku gjashtë herë. Një nga predhat e qitura nga një armë zjarri, pistoletë e tipit “TT” dhe sipas hetimeve është qëlluar nga Igli Leka. Veç gëzhojave policia ka administruar në vendin e ngjarjes disa predha dhe ka marrë dëshmitë e disa personave të pranishëm në konflikt. I dëmtuari fillimisht nuk ka pranuar të flasë, por më pas ai ka pranuar se konflikti ka ndodhur për shkak të një borxhi prej 50 mijë dollarësh. Dëshmitarët treguan për borxhinTIRANE – Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e të dielës në Tiranë, policia ka filluar hetimin për të zbardhur shkaqet e konfliktit mes palëve. Fillimisht hetuesit e zyrës së vrasjeve kanë shoqëruar në ambientet e policisë të gjithë personat që janë gjetur në vendin ku ndodhi përplasja me armë zjarri. Nëpërmjet marrjes së dëshmive të personave të shoqëruar, policia ka mësuar se bëhej fjalë për një borxh të konsiderueshëm, për një shumë prej 50 mijë dollarë. Borxhi, sipas hetimeve të kryera, është marrë rreth një vit më parë nga Pulaha, gjatë kohës së qëndrimit në Boston. Ky i fundit ka dhënë përpara hetuesve versionin e tij dhe mbi borxhin.Autori në kërkim me dy akuzaPolicia menjëherë pas identifikimit të autorit të ngjarjes, Igli Leka, ka nisur kërkimet për gjetjen dhe arrestimin e tij. Efektivat blu kanë kryer disa kontrolle banesash për të kapur të dyshuarin dhe për të arrestuar atë. Gjatë kontrollit të kryer në banesën e tij, policia mësohet se nuk ka gjetur sende të ndaluara, ndërsa sipas burimeve hetimore, Leka akuzohet për plagosje të lehtë dhe armëmbajtje pa leje.50 mijedollarë është shifra që sipas policisë i detyrohej i plagosuri Edison Pulaha, emigrant në Boston të SHBA-së, Igli Lekës, ky i fundit i shpallur në kërkim6 hereka qëlluar me armë zjarri pistoletë, Igli Leka, mbrëmjen e të dielës në rrugën “Irfan Tomini”, pranë një karburanti në zonën e Tiranës së Re