Krimet, sekuestro pasurive të trafikantëve
• TIRANE - Sekuestrohen pronat e krimit.Janë llogari bankare, ndërtime, linja prodhimi, banesa, troje apo automjete, të gjitha asete të krijuara nga aktivitete të paligjshme, të cilat kanë përfunduar nga trafikantët në xhepat e shtetit. Emrat VIP të krimit shqiptar, si Aldo Bare apo Lulëzim Berisha, krerët e dy prej bandave më të frikshme pas vitit 1997, janë “zhveshur” nga pasuritë e tyre me vendime të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Ndërkohë, sipas Prokurorisë, janë miliona lekë që pritet të përfundojnë në buxhetin e shtetit. Vetëm gjatë vitit 2007 Prokuroria shqiptare ka kërkuar sekuestrimin dhe më pas konfiskimin e mjaft prej aseteve të dyshuara, të ardhura prej krimit dhe më pas ato janë konfiskuar përfundimisht. Janë të pakta rastet kur Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda apo Gjykata e Lartë i kanë kthyer sërish çështjet në Shkallë të Parë, çka ka bërë që Prokuroria të gjejë prova të reja dhe mënyrë tjetër për paraqitjen e tyre në gjykatë. Kapo i “bandës së Durrësit”, i paraburgosur, aktualisht ndodhet në proces gjyqësor te Krimet e Rënda, i akuzuar për disa vrasje dhe krime të tjera të rënda, në kuadër të organizatës kriminale. Prokuroria ka mundur të verifikojë disa prona të tij, për të cilat ka paraqitur në gjykatë kërkesën për sekuestro preventive dhe në fund të procesit gjyqësor nëse ky do të gjendet fajtor, do kërkohet konfiskimi përfundimtar i tyre. Deri tani me kërkesë të Prokurorisë është vendosur sekuestro në një sipërfaqe prej rreth 25 mijë metrash katrorë troje, që rezultojnë në emër të Berishës dhe që ndodhen në qytetin e Durrësit dhe periferinë e tij. Kjo pasuri e përbërë nga disa ngastra të veçanta, rezulton se është blerë prej tij në shuma qesharake që shpeshherë janë më pak se 1% e vlerës reale të tregut. Gjithashtu është vendosur sekuestro edhe për bar-restorant “Ç’era una volta” tek ish-uzina e fermentimit dhe një automjet fuoristradë e tipit “BMW X5” me targë DR 4500 D. Ndërkohë në proces ndodhet ish-fabrika e fermentimit, e cila sipas prokurorisë i përket Berishës. Pas Lulzim Berishës, i pandehuri më i pasur që po gjykohet nga Krimet e Rënda është Aldo Bare, kreu i “bandës së Lushnjës”, i cili po gjykohet për: “organizim dhe drejtim të organizatës kriminale”, disa vrasje, “shkatërrim të pronës me zjarr”, “dhunim varresh” dhe “vjedhje me dhunë në bashkëpunim”. Prokuroria pohon se pronë e tij është shoqëria “Laguna-Karavasta” sh.p.k, e cila bashkë me disa prona të tij në qytetin e Lushnjës, ndodhen në proces gjyqësor. Në gjykim ndodhen edhe mjaft persona të tjerë, të cilët po hetohen, gjykohen apo janë dënuar për trafiqe. Janë Baftjar Gjana, Avni Avduli, Aleksandër Bojko, Albeti Veshi, Bardhi Nanollari, Almir Llupo etj., pasuritë e të cilëve po gjykohen nga Krimet e Rënda. pronat e bllokuaraLulzim BerishaArë me sipërfaqe 6000 m2, në ish-NB Frutore Durrës, e blerë në vlerën 100.000 lekë.Arë me sipërfaqe 9000 m2, e ndodhur në ish-NB Frutore Durrës, e blerë në vlerën 500.000 lekë.Arë me sipërfaqe 4000 m2, e ndodhur në ish-NB Frutore Durrës, e blerë në vlerën 100.000 lekë.Ullishte, me sipërfaqe 1500 m2, e ndodhur në fshatin Shkallnuer, Durrës, blerë në vlerën 1.000.000 lekë.Truall në lagjen nr.17, Durrës, me sipërfaqe 3300 m2. Bar-restorant “Ç’era una volta” tek ish-uzina e Fermentimit. Sipërfaqe 234 m2 me emrin “Kaldaja”.Fuoristradë “BMW-X5” me targa DR 4500 D.Aldo BareShoqëria “Laguna-Karavasta” sh.p.k, me sipërfaqe toke 11.792 m2 në Divjakë, së bashku me 1.216 m2 ndërtesa dhe pajisjet brenda ndërtesave së bashku me barkat e peshkimit, rrjetat, dajlanet. Sipërfaqe 470 m2, e ndodhur në lagjen “Çlirimi”, Lushnjë, ku përfshihen garazh 24 m2 dhe 48 m2 magazinë së bashku me pajisjet të ndodhura brenda tyre.