E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vëllezërit Gjokeja në Apel, ishin dënuar përjetë

22/07/2009  Sherr në sallë

Është rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes çështja e vrasjes së dy shtetasve dhe plagosjes së një të treti, ngjarje e ndodhur në fshatin e thellë të Ishmit katër vjet më parë. Gjykata e Krimeve të Rënda ka nisur shqyrtimin e apelimit të vëllezërve Arbën, Kastriot dhe David Gjokeja të akuzuar për vrasjen e bashkëfshatarëve të tyre. Më datë 18 maj 2005 në Gjuricaj janë vrarë Eduart Gjokeja 28 vjeç, Oligert Gjokeja 13 vjeç dhe është plagosur rëndë Simon Gjokeja 58 vjeç, i cili i shpëtoi vdekjes. Policia arrestoi asokohe vëllezërit Arbën dhe Kastriot Gjokeja, ndërsa në kërkim është ende David Gjokeja. Por dënimi i tyre me burgim të përjetshëm dhe 25 vjet burg është apeluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Dje në seancën e radhës ka munguar Kastriot Gjokeja, kurse Arnën Gjokeja ka replikuar ashpër me trupin gjykues dhe me palën e dëshmitarëve. Seanca është kryesuar nga gjyqtarë Sokol Binaj, ndërsa akuza është paraqitur me prokuror Vangjel Talallari. Sapo ka nisur seanca Arbën Gjokeja ka kërkuar të lexohet letra e të vëllait të tij drejtuar trupit, por që është refuzuar. Këtu kanë nisur edhe replikat e ashpra, të cilat më pas kanë shkuar deri në marrjen e vendimit nga kryesuesi seancës gjyqësore. Gjokeja ka akuzuar drejtësinë se nuk dëshiron të nxjerrë në pah të vërtetën duke i kërkuar gjykatës të lërë të lirë atë dhe vëllezërit e tij, duke mohuar në këtë mënyrë autorësinë e krimit të rëndë të ndodhur në Gjurcaj. Replikat kanë vijuar për disa minuta deri sa gjyqtari Binaj ka urdhëruar togat e zeza të nxjerrin jashtë të arrestuarin. Më pas seanca ka vijuar me vendimin për caktimin e avokatëve të kërkuar nga ana e të pandehurve, ndërkohë që avokatët e mëparshëm nuk do të mbrojnë më vëllezërit Gjokeja

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›