E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohen nga Italia dy të dënuarit Petrit Liçi dhe Ymer Shehaj

22/07/2009  Shfrytëzuan si prostituta të dashurat e tyre

TIRANE- Ekstradohen nga Italia dy persona që janë dënur nga drejtësia shqiptare për veprat penale të “Trafikimit të femrave për prostitucion”. Personat e ekstraduar janë shtetasit Petrit Liçi nga Elbasani dhe Ymer Shehaj nga Ballshi. Mësohet se për 60 vjeçarin Liçi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me vendimin nr. 48 të datës 28 mars 2006, ka vendosur që ta dënojë atë me 15 vjet burg, për veprat penale “Trafikimit të femrave për prostitucion të kryer në bashkëpunim”. Shtetasi Petrit Liçi në bashkëpunim me vëllain e tij, Gentjan Liçi kanë mashtruar dhe me pas detyruar e shfrytezuar shtetasen I. SH si prostitutë në Itali. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol-Tirana me Interpol-Romën, u krye arrestimi i tij dhe në 20 korrik u bë i mundur ekstradimi drejt vendit tonë. Ndërkohë që për 32 vjeçarin Ymer Shehaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr.183, të datës 16 korrik 2003, e ka dënuar atë me 12 vjet burg, për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”. Mësohet se shtetasi Ymer Shehaj ka mashtruar shtetasen B.D (minorene) duke e marrë me vetë atë në Greqi, me premtimin se do ta çonte në Amerikë. Në Greqi ka tentuar ta detyrojë si prostitutë dhe pasi ajo nuk ka pranuar e ka keqtrajtuar në mënyrë të përsëritur duke përdorur dhunën fizike dhe atë psikologjike. E ndodhur në këto kushte minorenia ka pranuar të dalë në rugët e Athinës, në të cilat mësohet se ka punuar për disa vite. Të gjitha paratë që arinte të fitonte nga marëdhëniet seksuale që kryente me personat e ndryshëm, e dëmtuara ja dorëzonte shtetasit Shehaj. Më tej ajo është transportuar në Itali, vend në të cilin toturi i saj u arrestua nga policia.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›