Tenton vetëvrasjen, ende të paqarta rrethanat
22/07/2009 Në klasën e shtatë
Ka tentuar të vetëvritet një minoren, i cili vijon të qëndrojë në reanimacionin e Spitalit Ushtarak në Tiranë nën mbikëqyrjen e mjekëve. 14-vjeçari me inicialet G.Ll lindur dhe banues në fshatin e Bubq të Fushë Krujës e ka marrë vendimin në orët e mbrëmjes të së hënës. Ende nuk dihen rrethanat që kanë shtyrë nxënësin e klasës së shtatë të shkojë drejt krimit, por në vendin e ngjarjes grupi hetimor ka gjetur një litar që mendohet se ka qenë edhe arma e vetëvrasjes së fëmijës. Të parët që kanë parë djalin e varur kanë qenë familjarët, të cilët kanë mundur ta nxjerrin nga laku i litarit të hedhur në qafë dhe me ndihmën e një mjeti të fqinjit të tyre e kanë nisur drejt e në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Mjekët e kanë marrë në dorë 14-vjeçarin në gjendje kritike për jetën pasi ai kishte humbur ndjenjat, ndërkohë që është reanimuar menjëherë. Familjarët kanë dhënë deklarimet e tyre për grupin e hetimit, duke sqaruar edhe rrethanat në të cilën e kanë gjetur djalin të varur në litar.