Viktimat e tyre janë 19 vjeçari Ilir Male dhe 28 vjeçaria Leftere Muça
22/07/2009 Dy plagosje të lehta kanë ndodhur në kryeqytet
TIRANE- Dy plagosje të lehta me armë kanë ndodhur dje në kryeqytet. Mësohet se krimi i parë ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Babrrusë”, ku dy të rinj që tashmë janë shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, kanë plagosur me armë zjari shtetasin 19 vjeçar Ilir Malën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 dhe sipas hetimeve të para nga policia mësohet se Elis Qokaj, 17-vjeç dhe Edison Cara, 22-vjeç, pas një zënke për motive të dobëta kanë qëlluar me armë zjarri tip pistolete Ilir Malën, 19-vjeç. Pas ngjarjes dy autorët janë larguar në drejtim të paditur. Adoleshenti është dërguar në Spitalin “Nënë Tereza”, ku ka marrë ndihmën e nevojshme dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën. Uniformat blu të Komisariatit nr. 4 kanë kryer veprimet e para hetimore në lidhje me këtë ngjarje. Të dyshuarit aktualisht janë shpallur në kërkim nga policia. Ata akuzohen për veprën penale të “plagosjes së lehtë me dashje”. Ndërkohë që krimi tjetër ka ndodhur në Shkozë të Tiranës, ku e dëmtuar ka mbetur shtetasja 28 vjeçare Leftere Muça. Nga veprimet e para hetimore rezulton se shkaku i kësaj plagosjeje ka qënë aksidental. Policia tha se shtetasi Fation Xhindi, 25 vjeç, ka shkrepur pistoletën aksidentalisht. Plumbi që ka dalë nga arma ka bërë rikoshet dhe si pasojë e kësaj ai ka plagosur në këmbë shtetasen Leftere Muça, e cila në ato momente ishte duke kaluar në rrugë. Për situatën është njoftuar policia, e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Pasi kanë kryer një sërë veprimesh hetimore uniformat blu kanë shoqëruar dhe arrestuar 25 vjeçarin Fation Xhindi, duke e akuzuar atë për “armëmbajtje pa lejë” dhe “Plagosje të Lehtë” nga pakujdesia.