E Diel, 1 Nëntor 2026

Burracak që gjen shesh e bën përshesh, në një vend pa zot

Dolën dy djem me flamur, që t’u thonë tipave si Bollano, mos ta teprojnë zullumin, dhe këta djemtë shkojnë e i arrestojnë. Çfarë shteti tellall! Po pse nuk arrestojnë Bollanon për shkelje Kushtetute? A do lejonin grekët ndonjë shqiptar të dilte e të thoshte përditë; “Dua pavarësi për Çamërinë”?

Ah, djemtë e ngratë. Po çfarë t’i bëjnë djemtë kur qeveria, (e cila është ajo që është, e vetmja që ka në dorë të marrë masa ndaj tij), e lë Bollanon të bëjë një mijë e një gjëra antishqiptare, disa haptas të paligjshme, nga kolltuku i një posti të rëndësishëm shqiptar?

As opozita dhe OJQ-të nuk e kritikojnë dhe ushtrojnë presion sa duhet ndaj qeverisë për këtë fundërrinën burracak që, gjen shesh e bën përshesh, në një vend pa zot.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›