Vëmendje femre
Nga Flamur BËRDËLLIMA
(Katarsisi vërtet na lartëson, sidomos, kur së pari e kthejmë nga vetja...)
Si shumica e shqiptarëve, këto ditë kam pasur shumë vrungullime të brendshme.
Sa e fortë, kam menduar, është vëmendja e femrës. Vëmendje femre! Më duket se ky është sekreti. Ajo është e vetëdijshme se të tjerët kanë nevojë për këtë vëmendje dhe ajo e afron shpesh me sinqeritet dhe bujari, kurse rrallë me çinka televizive dhe për qëllime të caktuara. Gjithnjë pranë mishit mashkullor. Kam menduar, se, si në të gjithë botën dhe si në të gjithë kohërat, edhe ne shqiptarëve na komandojnë te vdekurit. Jo vetëm me përcjellshmërinë gjenetike të epshit seksual, por edhe me bizantinizmin e abuzimit që gjithnjë më i forti ka realizuar ne jetë. Vallë nuk ka pasur në kohën e Zogut bejlerë që flinin natën e parë me gruan e tjetrit?
Vallë nuk ka patur në kohën e Enver Hoxhes brigadierë, sekretarë parti, drejtorë, ministra, anëtarë të byrosë politike që kanë abuzuar me gratë nga pozita e pushtetit? Vallë Ylli Pango ishte i pari mëkatar i këtyre 18-20 vjetëve demokraci? Më kujtohet thënia e Krishtit para Magdalenës: Të ngrejë dorën i pari ai që nuk ka bërë mëkat. Ja çmoj pa masë mjeshtërinë gazetareske te kolegëve të Top Channel . Jo vetëm për rrokjen e shpejtë të fenomenit, as për arsyetimin e shkathët, apo vetëmbrojtjen që po bëjnë çdo natë duke na lexuar gazetat që kanë mendime të ndryshme nga ato. Nuk është këtu problemi. Ajo që miku im Rexhep Mejdani thotë për Faljen fiskale , kam përshtypjen se mund dhe duhet të zhvendoset edhe në fushën e abuzimit me seksin. Përpara se të nxjerr ndonjë konkluzion dhe të rreshtoj disa fakte, dëshiroj të përsëris idenë, tashmë aspak të re , se Shqipëria ka absolutisht nevojë për një ligj që të miratojë hapjen e shtëpive publike. Ato, absolutisht do të shërbejnë si Sanitare të shërimit të moralit. Shumë modestisht po them, se në Belgjikë më është përkthyer vetëm novela Dashuri ku je si dhe eseja Për hir të pushtetit, ku brenda limitit tim shpirtëror dhe intelektual jam marrë si me psikologjinë e abuzuesit, si me psikologjinë e viktimës, ashtu edhe me atë të qënies së seksualizuar, pra të sëmurë nga hiperseksi. Më ka ndihmuar shumë këtu punimi i psikologes me famë botërore, nxënëse e Frojdit, Luiz Irigeria. Pas kësaj ndërfutjeje, dëshiroj të them se kam patur një ndjenjë neverie nga deklarimet hipokrite të disa gazetareve botuar në një të përditshme. Aq më tepër që publiku i njeh mire disa prej tyre se çfarë morali kanë. Por që të kthehemi te pikërëndesa e shkrimit: E dinë të gjithë se nuk bëhet me egërsim ligjesh kjo punë. Mendimi nuk kthehet në ndjenje me nene dhe paragrafe. Ndershmëria nuk kthehet në psikologji dhe personalitet me etatizëm apo fjalime në parlament. Kjo kërkon një edukim që mund të kushtojë një brez të tëre njerëzor në mos më shumë. Nuk dua të përdor si alibi, ato që tashmë të gjithë i dinë, se ka patur president të botës që kanë rënë në mëkatin e abuzimit.
Le ta kthejmë problemoren në pozitive: A mund të ndërmarrim një katarsis të gjithë duke filluar nga Top Channel dhe bëmat e tij. Duke vazhduar me ato gazetare që kanë qenë dashnore të drogaxhinjve më të egër të Shqipërisë. Të të tjerave që janë prostituta nga më të neveritshmet dhe kanë për tutorë policë ose ish policë që paguhen për të mbrojtur nderin dhe moralin demek. Pra së pari ta kthejmë nga vetja. Kjo do të jetë diçka shumë fatlume për ne dhe për publikun që na lexon dhe na shikon. Kjo përveçse kërkon një vizion të gjerë shqyrtimi do edhe shumë qytetari. Mund të të kenë bërë ty natyrshëm ose me dhune ikonë të këtij apo atij televizioni. Ti ose ke bërë vetë seks ose ke heshtur.
Dhe të heshtësh, është gjë e moralshme? Ta anashkalosh një kryetar partie që del nudo është gjë e moralshme? Të përdorësh vëllain polic, dhe ai të arrestojë të gjithë ata që i thonë motrës se nuk je e denjë për këtë vend pune, është gjë e moralshme? Po rri brenda medias sepse më dhemb, e kam jetën time dhe e njoh më mirë. Nga ana tjetër televizioni është një mjet ideal për të rritur interesin e popullit për katarsis. Për të rritur kuptimin tonë për dashurinë. Përfytyroni se me çfarë ndjenje më të lartë përgjegjësie do veprojnë disa shefa të medias që, edhe pse dekorohen, kutërbojnë fund e krye imoralitet.
Ose po qe fati i lumtur që të largohen ata, të tjerët që do vijnë në vend të tyre.
Pra, le të na shërbeje rasti Pango për të bërë një katarsis kolektiv. Po së pari të bëjmë një introspeksion të brendshëm, në bazë të pyetjes: Sa të pastër jemi ne që po i drejtojmë pistoletën tjetrit? A duhet ta kthejmë më parë nga vetja? Këtu mendoj se duhet të fillojë katarsisi. Dhe lus Zotin, që të fillojë. Katarsisi është qytetërim. Qytetërimi është në thelb lartësim dhe fisnikërim i shpirtit, largim i saj nga instiktet kafshërore.
Zoti e dhëntë që të gjitha këto të sublimohen në vitet që do të vijnë.