E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vena të shëndosha, çelësi i suksesit për këmbë të bukura

Ndiqni këshillat e specialistes Mimoza Petani për të larguar lodhjen e këmbëve. Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e dhembjes së këmbëve dhe evitimi i tyre

Këmbë perfekte, të lëmuara dhe elegante, të cilat bëjnë figurë në çdo moment të jetës, është ëndërr e shumë grave dhe burrave që në moshë të re. Një dëmtim i trashëguar i indit lidhor, shpesh i kombinuar me një mënyrë jetese të pafavorshme, dëmton muret e enëve dhe bën të mundur zgjerimin e venave të këmbëve duke krijuar kështu variçet. Në shumicën e rasteve, këto na shqetësojnë vetëm në vështrimin estetik. Por ndonjëherë ato zhvillojnë edhe ndikime të rënda për shëndetin, si një dobësi kronike venash, trombozë apo plagë të thella (ulçeracione).
Por përveç rasteve kur bëhet fjalë për praninë e një sëmundjeje, këmbët ndihen të lodhura edhe për mjaft arsye të tjera. Ndër kryesoret janë: bërja e një jete të palëvizshme, puna në zyrë, mosha, etj. Personat më të predispozuar për të vuajtur nga lodhja e këmbëve janë ata që kryejnë punë që kanë të bëjnë me qëndrimin për një kohë të gjatë në këmbë si: parukieret, estetistet. Kur qëndron shumë kohë në këmbë, gjaku mbetet nëpër vena, këto fryhen, shtohet presioni ndërmjet kapilarëve dhe nga kapilarët e vegjël del lëng, që shkakton ënjtjen e këmbëve.
Ilaçi
Specialistja Mimoza Petani shpjegon kujdesin që duhet të tregohet për të evituar lodhjen e këmbëve jo vetëm për shkak të sëmundjes, por edhe për mënyrën e jetesës. Sipas saj, ilaçi bimor i quajtur Vari, në përbërjen e të cilit gjenden 10 bimë të ndryshme, si dhe dy minerale të rëndësishme për organizmin e njeriut, Mangani dhe Magnezi, ka dhënë efekte pozitive në largimin e dhembjes së këmbëve. Magnezi është i domosdoshëm për funksionimin efikas të muskujve dhe luan rol në procesin e shndërrimit të sheqerit të gjakut në energji. Por përveç largimit të lodhjes, përdorimi i ilaçit bimor Vari siguron edhe një qarkullim më të mirë të gjakut në organizëm. Bimët kryesore të përfshira në ilaçin bimor Vari janë: hamameli, ginko, pisha, limoni, sallata e ujit, ruta, etj. Produkti bimor Vari, i cili gjendet në dy forma, në kapsulë dhe krem, jep efekte pozitive edhe në kurimin e sëmundjes së reumatizmës.
Fryrja
Fryrja e duarve dhe e këmbëve shumë shpesh vjen nga një funksion i keq i qarkullimit, që bën që lëngjet të mbeten te lëkura. Mund të flitet vetëm për një problem të përkohshëm që mund të ndodhë nga nxehtësia e madhe, ngaqë rrimë shumë ulur ose sepse hamë me një dietë shumë të pasur me kripë. Fryrja e këmbëve ose e duarve varet kryesisht nga mungesa e ekuilibrit mes sistemit qarkullues: ai i gjakut nëpërmjet venave dhe arterieve dhe atij limfatik, që çon në gjak limfën, domethënë lëngun që vjen nga kapilarët ematike. Në fakt, një sasi e caktuar gjaku del nga kapilarët dhe formon një lëng që u çon ushqim qelizave të lëkurës. Një pjesë e këtij lëngu thithet
nga kapilarët limfatikë dhe pjesa tjetër që mbetet qëndron mes kapilarëve limfatikë dhe atyre ematikë. Në rast mosekuilibri mes dy sistemeve qarkulluese, lëngu akumulohet duke krijuar fryrje.
Nervat
Këmbët janë shpesh të lëna pas dore. Kur zgjedhim një palë këpucë, në përgjithësi i marrim për bukurinë dhe linjën e tyre elegante, duke harruar që këpuca mund të jetë shkak i shumë problemeve. Këmbëve ne u kushtojmë shumë pak kohë dhe vëmendje, duke harruar faktin që këmbët janë një pjesë e rëndësishme e trupit. Kjo jo vetëm se japin shumë finese te njeriu, por japin dhe shumë qetësi.
Dihet se të gjithë nervat e pjesës së poshtme të shtyllës kurrizore (organet që ndodhen në pjesën e poshtme të barkut) projektohen në thembrat e këmbëve. Kryesisht aty ku ju keni dhembje projektohen organet gjenitale dhe rrugët urinare. Edhe mbipesha është një faktor që ndikon mbi thembrat dhe sidomos kur qëndron shumë kohë në këmbë duke shkaktur dhembje dhe lodhje. Është mirë që çdo njeri të ngrejë këmbët nga toka 20 cm mbi trungun e trupit mundësisht çdo dy orë nga 5 minuta. Në darkë është mirë që këmbët të mbahen në ujë të ngrohtë mundësisht me kripëra të ndryshme me përzierje të ndryshme ose vajra esenciale si për shembull: vaji i mentes apo ai i levandës. Në pamundësi të tyre mund të hidhet dhe sodë buke në ujë. Tjetër gjë që mund të bëhet dhe që jep një relaksim të menjëhershëm është edhe masazhi i shputës së këmbës kryesisht i harkut të këmbës me grusht të mbyllur nga brenda jashtë duke përdorur kremra të posaçëm për këmbë ose vaj ulliri.

Këmbët ndahen në katër tipe kryesore

Keni këmbë greke nëse gishti i madh është më i shkurtër se gishti i dytë
Keni këmbë egjiptiane nëse gishti i madh është më i gjatë se gishti i dytë
Keni këmbë kuadrate kur shputa ka një profil katërkëndëshi.
Keni këmbë me shputë të gjatë, që ka një linjë të ngushtë, të hollë dhe të stërgjatë.

Banjat aromatike të trupit

Zgjidhni erëzat që ju pëlqejnë më shumë, si mente, borzilok, jasemin, lavando, vanilje. Më pas lërini këto të fundit të zhytura në një tas të madh me ujë të nxehtë për rreth 15 minuta. Kullojeni ujin e tasit dhe më pas derdheni në ujin e vaskës dhe shijoni aromat tuaja të preferuara për rreth 20 minuta. Ose mund t’i fusni erëzat tuaja në qeska të vogla prej pëlhure të hollë dhe t’i hidhni direkt në ujin e vaskës.
Banja me kamomil
Mund të veprohet si më sipër, duke e zhytur kamomilin në ujë të nxehtë në një tas e më pas të kullohet e mëvonë vetëm shijohet. Kamomili është qetësues mjaft i mirë. Preferohet të përdoret për lëkurat e thata dhe të ndjeshme. Gjithashtu ndihmon gjumin.
Banja me livandë
Livanda ka parfum të freskët dhe shquhet si stimuluese dhe tonike për trupin. Gjithashtu ajo ka aftësi qetësuese në raste dhembjeje apo stresi.
Banja me mente
Menta është një bimë shumë aromatike që stimulon mendjen dhe qetëson trupin nga stresi i ditës. Mund të përzihet me rozmarinë për banjat aromatike forcuese. U përshtatet më tepër lëkurave të thata.
Banja me rozmarinë
Stimuluese dhe tonike për trupin. Preferohet në raste lodhjeje dhe stresi fizik. Zakonisht këto lloj banjash preferohen të bëhen në mëngjes. Duke u përzier me ekualipsin, banja me rozmarinë kthehet në maskën ideale për lëkurat e yndyrshme.

7 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›