Vendasit, të pakalueshëm

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 27-të të Superligës kanë përfunduar me fitore të vendësve. Skuadrat kryesuese nuk lëshuan pe, kurse ato të fundit u kthyen në shtëpi duarthatë.
Prishtina – Kosova (V) 1:0
Pas humbjes nga Drenica, Prishtina i është rikthyer fitores. Bardh e kaltrit të mërkurën e mposhtën Kosovën e Vushtrrisë me rezultat minimal, në xhiron e 27-të Superligës. Pjesa e parë ishte e nivelizuar, me nga një rast për kokë për secilën skuadër: Kozhani te vendësit e Zuqaku te mysafirët. Ndërsa goli i fitores për kryeqytetasit arriti në minutën e 70-të, kur Sermaxhaj nga goditja e këndit e gjen sulmuesin Saliagiq, i cili e mposhti portierin Sadiku, 1:0. Pas kësaj humbjeje, vushtrriasit qëndrojnë në pozitën e parafundit.
Trepça – Vëllaznimi 3:0
Trepça ka shënuar fitore të pastër dhe të merituar ndaj Vëllaznimit, për ta ruajtur epërsinë ndaj skuadrave përcjellëse. Mitrovicasit kanë kaluar në avantazh në minutën e 35-të me anë të kapitenit Elvis Osmani, i cili u shërbye nga lojtari i disponuar Emin Baliqi. Ky i fundit dha një asistim edhe në minutën e fundit të pjesës së parë për Liridon Ahmetin, i cili me kokë nga afërsia e mposhti portierin Mushica. Ndërsa vulën këtij takimi ia vuri ish sulmuesi Berat Hyseni, në minutën e tretë të pjesës së dytë. Trepça vazhdon marshin drejt titullit të parë pas luftës, kurse Vëllaznimi mbetet i rrezikuar.
Besa – Gjilani 3:1
Gjilani është treguar i pafuqishëm ndaj Besës, duke e pësuar humbjen e radhës. Pejanët kanë kaluar në epërsi qysh në minutën e 7-të me anë të Demajt, kurse gjilanasit barazuan në atë të 37-të përmes Shijoke nga penalltia. Vetëm një minutë më vonë, vendësit e rikthyer avantazhin falë autogolit të Berishës, i cili duke u munduar ta largojë topin, e futi atë në portën e tij. Në 5 minutat e fundit të ndeshjes, Haxhi Zeka gjuajti dy penallti, prej të cilave njërën e konkretizoi me gol e tjetrën e priti portieri në formë Sermaxhaj. Me këtë rast, Uka i udhëtuesve, në minutën e 86-të, u ndëshkua me karton të kuq, pasi e preku topin me dorë. Kjo fitore Besën e mban në pjesën e epërme të tabelës, kurse Gjilanin humbja e lë në pozitën e fundit.
KEK-u – Flamurtari 3:0
KEK-u e mbajti hapin për titull të kampionit, pasi e mundi bindshëm Flamurtarin në Kastriot. Vendësit e realizuan golin e parë në minutën e 35-të me Kodraliun, i cili shënoi nga penalltia, pasi më parë Humolli e kishte ndalur Krasniqin në mënyrë të palejueshme në zonën e rreptësisë. Pikërisht Krasniqi i mikpritësve është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 60-të. Por, kjo nuk i pengoi vendësit që ta vazhdojnë dominimin: në 20 minutat e fundit të ndeshjes “Elektricistët” shënuan edhe dy gola; në minutën e 70-të përmes Grabovcit 2:0 dhe në minutën e 81-të me Berbatovcin, 3:0.
Hysi – Liria 3:1
Hysi ka arritur ta përmbysë epërsinë e Lirisë, për t’i mbajtur tri pikë të plota në Merdarë. Të gjitha golat, 4 sish, janë shënuar në pjesën e dytë. Në minutën e 50-të, Karahoda i ka çuar përpara prizrenasit, ndërsa kanë pasuar golat e vendësve: A. Zabërxha (67’), Visoka (75’) dhe Osmani (78’) ishin kreatorë të fitores së vendësve, të cilët ende nuk janë dorëzuar në luftë për ta fituar titullin e kampionit.
Ferizaj – Drenica 2:1
Labinot Lubishtani ia ka sjellë fitoren ekipit të tij Ferizaj, në takim me Drenicë. Futbollisti ferizajas shënoi dy gola, në minutat 55 e 68 (nga penalltia), për t’ia siguruar ekipit të tij një vazhdim më të qetë të kampionatit, pasi që tri skuadrat e fundit në tabelë kanë dështuar këtë xhiro. Golin e vetëm të drenicasve e realizoi Dukagjin Gashi, në minutën e 46-të.
Tabela
1. Trepça 27 18 50
2. KEK-u 27 19 44
3. Hysi 27 12 43
4. Prishtina 27 3 42
5. Besa 27 11 41
6. Liria 27 4 40
7. Flamurtari 27 0 39
8. Drenica 27 -13 36
9. Ferizaj 27 -4 34
10. Vëllaznimi 27 -14 28
11. Kosova (V)27 -15 25
12. Gjilani 27 -18 24