E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fair-play financiar ndihmon klubet

Në një intervistë për të përditshmen britanike Times, presidenti i UEFA-s, Michel Platini, është rikthyer të flasë për argumentin që i qëndron në zemër, fair-play financiar. Ky propozim ka të bëjë me faktin që t’u ndalojë klubeve të shpenzojnë më shumë para sesa që thithin.

“Problemi nuk është Anglia, pasi unë e dua atë vend dhe tifozët e atjeshëm. Kemi probleme edhe në vende të tjera si në Ukrainë, Republikën Çeke, Francë e Rusi. 'Financial Fair Play' është një mënyrë për të punuar me klube me objektivin që t’i ndihmojmë ata”, deklaroi numri një i shtëpisë evropiane të futbollit, duke e marrë si shembull ekipin anglez Manchester United që ka borxhe të mëdha.

“Nuk po them se Manchester United nuk do të mund të luajë në Ligën e Kampionëve. Nëse i paguan borxhet që ka (rreth 700 milionë funte), nuk do të kishte ndonjë problem. Nuk jam kundër borxheve, por kundër humbjeve. Në qershor të vitit 2012 do ta prezantojmë reformën tonë që inspirohet nga një filozofi e thjeshtë: nuk mund të shpenzosh më shumë sesa gjeneron. Të gjitha klubet janë dakord”, tha në fund Platini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›