Inter Heroik

Mision i kompletuar, por me shumë vuajtje. Pas plot 38 vjetësh, Inter është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve, në një natë ku ‘bunkeri’ i krijuar nga strategu Jose Mourinho triumfoi ndaj ‘furisë’ katalunase. Messi, Ibrahimovic dhe shokët nuk kanë mundur t’i bënin asgjë taktikës perfekte të Nerazzurrëve, të vendosur nga trajneri portugez, që pa dyshim është më i merituari për arritjen historike të ekipit italian.
Edhe pse me një lojtar më pak (Thiago Motta u ndëshkua me karton të kuq) për më shumë se një orë, Inter diti ta menaxhojë shumë mirë kapitalin e ndeshjes së parë, duke e pësuar vetëm një gol, dhe atë nga pozita e dyshimtë.
As 90 mijë shikuesit e pranishëm në Camp Nou nuk mundën ta ndihmonin Barçën, e cila megjithatë dominoi në posedim të topit gjatë gjithë ndeshjes.
Rastin e parë spanjollët e patën me anë të Pedros në minutën e 23-të. 5 minuta më vonë, braziliani Motta u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari holandez De Bleeckere (i dyshimtë në këtë rast), pasi e goditi me dorë në fytyrë Busquetsin.
Në minutën e 33-të Barça ishte shumë pranë golit, por Julio Cesar bëri mrekulli, duke e ndalur një gjuajtje me të majtën të Messi. Trajneri Pep Guardiola në pjesën e dytë u mundua të bënte disa ndryshime në formacion, por që nuk sollën fryt.
Skuadra e Mourinhos vazhdoi të mbrohej e udhëhequr nga dyshja e pakalueshme Lucio-Samuel deri në fund. Gjashtë minuta pa përfunduar ndeshja, mbrojtësi Pique i ngjalli shpresat e kampionëve të Evropës me një gol të mençur, por ishte vonë.
Inter i dha fund dominimit më shumë se njëvjeçar të katalonasve, duke e siguruar biletën e mbetur për në finalen e Madridit, me 22 maj.
Nerazzurrët do ta kenë për kundërshtar Bayernin, që të martën e eliminoi Lyonin.
Liga e Kampionëve
Gjysmëfinalja
E mërkurë
Barcelona-Inter 1:0 (1:3)
Në kllapa, rezultati i ndeshjes së parë