Jetë a vdekje për Liverpoolin

Liverpoolit i nevojitet ta rikthejë sa më herët disavantazhin prej një goli, nëse dëshiron që ta sigurojë një biletë për finalen e UEFA Europa League. Në ndeshjen e parë gjysmëfinale, që u zhvillua javën që shkoi, klubi anglez ka pësuar humbje në Spanjë nga Atletico Madrid me rezultat 1:0.
Edhe pse pa sulmuesin kryesor Fernando Torres, anglezët llogarisin në përvojën e tyre në garat evropiane për ta eliminuar klubin spanjoll, të cilit i rikthehet i suspenduari Sergio Aguerro. Diego Forlán e kishte shënuar golin e fitores për madrilenët. Sulmuesi uruguaian thotë se gjasat për kualifikim janë në anën e Atleticos.
“Gjasat janë 70 për qind në anën tonë karshi 30 për qind të Liverpoolit. Goli im pa dyshim ishte i rëndësishëm. Por, tash kanë mbetur edhe 90 minuta shumë të vështira përpara nesh kundër një ekipi me eksperiencë, që luan në shtëpi”, ka thënë ish futbollisti i Manchester United dhe i Villarrealit.
Ndërsa portieri spanjoll i Liverpoolit, Pepe Reina, insiston se ekipi i tij mund ta kapë finalen e këtij kompeticioni, përkundër humbjes në aktin e parë. “Ky nuk ishte rezultati më i mirë për ne. Por, kjo ishte vetëm pjesa e parë dhe tash kanë mbetur edhe 90 minuta për t’u luajtur. Do të jetë vështirë për ne, por nëse është një ekip që mund ta bëjë këtë përpara tifozëve të vet, ai është Liverpool. Këtu nuk ka dyshim”, tha Reina.
Ballafaqim tjetër interesant pritet të jetë ai ndërmjet Fulhamit dhe Hamburgut. Ndeshja e parë e zhvilluar një javë më parë në Gjermani kishte përfunduar pa gola. Pasi e kishte eliminuar Juventusin e më pas edhe Wolfsburg, klubi anglez synon ta eliminojë edhe një tjetër klub gjerman për ta siguruar një vend në finalen historike.
Por, edhe Hamburgu ka ditur të bëhet i rrezikshëm në lojën e kthimit. Gjermanët nuk dëshirojnë ta lëshojnë assesi këtë mundësi të artë, pasi që finalja e UEFA Europa League do të zhvillohet pikërisht në shtëpi të tyre.
UEFA Europa League
Gjysmëfinalja
E enjte Ora
Liverpool-Atletico M. 21:05 (0:1)
Fulham-Hamburg 21:05 (0:0)
Në kllapa janë shënuar rezultatet e ndeshjeve të para