Tri ndeshje moslojë, mungon në finale

Franck Ribery nuk do të jetë në fushë në stadiumin Santiago Bernabeu, në finalen e Ligës së Kampionëve.
Këtë e ka bërë të ditur të mërkurën UEFA, e cila ka vendosur që mesfushori francez të dënohet me tri ndeshje moslojë, pas ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Olympique Lyon, kur bëri ndërhyrje ‘triller’ ndaj sulmuesit Lisandro Lopez, me çka gjyqtari italian Rosetti e kishte ndëshkuar direkt me karton të kuq. Përfaqësuesi francez mungoi në ndeshjen gjysmëfinale të kthimit ndaj Lyonit të martën mbrëma.
Po ashtu, ai do të mungojë në ndeshjen finale, në të cilën do të luajë Bayern dhe sfidën e parë të sezonit të ardhshëm në këtë kompeticion. Ekip i tij, Bayern Munchen, ka tri ditë kohë për t’u ankuar në UEFA.
Ky është një lajm trishtues për francezin. Që një kohë të gjatë, Ribery e kishte shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga Bayern, për të luajtur në një skuadër që është në gjendje ta fitojë Ligën e Kampionëve. Tash kur Bayern do ta shohë më nga afër kupën, ai nuk do të jetë aty.