E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndeshja më e mirë në jetë

Ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Olympique Lyon, sulmuesi kroat i Bayern Munchen, Ivica Olic, e ka konsideruar si ndeshjen më të mirë në karrierën e tij. Gjermanët fituan me rezultat 3:0 në Francë, derisa të tria golat i realizoi pikërisht sulmuesi i shkathtë shtatshkurtër.

“T’i shënoj tri gola në një ndeshje siç bëra unë, është e shkëlqyeshme, realizim i një ëndrre”, tha kroati për ueb faqen zyrtare të klubit bavarez.

“Me gjasë, kjo do të jetë ndeshja më e mirë e jetës sime, nuk e besoja se do të mund të fitonim në këtë mënyrë. Kemi luajtur mirë dhe tash jemi kualifikuar në finale”, ka thënë Olic i cili kishte kontribuar për Bayernin edhe në përballjet me Manchester United, ku kishte realizuar dy gola në dy ndeshje.

Bayern u kualifikua në finale të Ligës së Kampionëve për herë të parë pas vitit 2001. Bavarezët në gjysmëfinale e eliminuar Lyonin, pasi e mundën në të dyja ndeshjet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›