E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendet balltike do të japin votën për anëtarësimin e Shqipërinë në NATO

Kryeministri Berisha takoi ditën e djeshme ministrin e Jashtëm letonez, Maris Riekstins, nga i cili ka marrë mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në NATO. Kryeministri Berisha u shpreh se dy projektet madhore për shqiptarët janë integrimi në NATO dhe BE, projekte për të cilat po punohet shumë dhe do të vazhdohet të punohet me intensitet për implementimin e tyre. Ndër të tjera, Riekstins shprehu vlerësimet e tij për zhvillimet pozitive në Shqipëri, si dhe suksesin e arritur në shumë fusha të zhvillimit ekonomik, politik dhe social të vendit. Në mënyrë të veçantë, ministri i Jashtëm letonez shprehu kënaqësinë e tij për rezultatet mjaft pozitive të Shqipërisë në zhvillimin dhe projektet në ekonomi, si dhe siguroi kryeministrin Berisha për mbështetjen e plotë të Letonisë në projektet integruese të vendit në BE dhe në NATO, si dhe në një shkëmbim të frytshëm të eksperiencave në shumë fusha zhvillimi midis dy vendeve. Ministri letonez u shpreh se qeveria letoneze sheh perspektiva të qarta bashkëpunimi në disa fusha, si në informatizimin e sistemit arsimor, në bashkëpunimin midis dhomave të tregtisë, në energjetikë, në turizëm, në procesin e privatizimit të ndërmarrjeve të mëdha etj, të inkurajuara këto nga progresi i vendit, stabiliteti politik dhe reformat ekonomike të ndërmarra nga qeveria shqiptare. Kryeministri Berisha dhe ministri i Jashtëm letonez biseduan ndër të tjera edhe për zhvillimet më të fundit në Kosovë. Ministri Riekstins u shpreh se Letonia ka marrë pjesë me trupat e saj për disa vite në KFOR dhe do të jetë pjesëmarrëse edhe në misionet në vijim të BE-së atje për të dhënë kontributin e saj në zhvillimin e Kosovës.

22 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›