Vendet bosh në KLD, gjyqtarët i kërkojnë ndihmë Topit
Gjykata e Lartë, kryetarët e gjykatave dhe përfaqësuesit e huaj në një rezolutë të përbashkët. Ata kërkojnë të merren parasysh sugjerimet e tyre dhe ligji të hartohet sa më shpejt
Laureta Rryçi
Tiranë - Bllokimi i procesit për zgjedhjen e katër anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë i ka detyruar kryetarët e gjykatave të mblidhen në një takim urgjent. Sipas burimeve zyrtare nga Gjykata e Lartë mësohet se falë këtij takimi, ku kanë qenë pjesëmarrës edhe përfaqësues të huaj që merren me çështjet e Gjyqësorit, është rënë dakord që të kërkohet ndihma e Presidentit për të zgjidhur sa më parë këtë vakuum ligjor. Presidentit Bamir Topi, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i është dërguar dje një Rezolutë për funksionimin e Konferencës Gjyqësore Kombëtare. Sipas njoftimit zyrtar nga Gjykata e Lartë, pas një takimi konsultativ të kryetarëve të Gjykatave të Shkallës së Parë, të Gjykatave të Apelit dhe Gjykatës së Lartë, të Shoqatave të Gjyqtarëve (Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Unioni i Gjyqtarëve), si dhe në prani të përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare, Misioni EURALIUS II, OPDAT dhe OSBE, u konkludua në një rezolutë të përbashkët lidhur me organizimin dhe funksionimin e Konferencës Gjyqësore Kombëtare. “Me shfuqizimin nga Gjykata Kushtetuese të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Konferencës Gjyqësore Kombëtare”, Gjyqësori shqiptar bëri një hap përpara kushtetueshmërisht në drejtim të pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse në njërin prej institucioneve kushtetuese të rëndësishme të tij, që është Konferenca Gjyqësore Kombëtare (KGJK)”, - thuhej në njoftimin zyrtar. Sipas kryetarëve të gjykatave, një nga institucionet e Pushtetit Gjyqësor të parashikuar në Kushtetutë, KGJK, merr një rëndësi të veçantë për nga organizimi, funksionimi dhe kompetencat që duhet të ushtrojë.
Vendimi
Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese është përcaktuar se KGJK duhet të organizohet dhe funksionojë me një ligj të posaçëm. Një nga kompetencat kryesore të KGJK-së është zgjedhja e nëntë anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ligji Nr. 8811, datë 17.05.2001, për KLD-në, që është në fuqi, parashikon në dispozitat e tij këtë kompetencë të KGJK-së dhe vendos afate kohore brenda të cilave duhet të plotësohen vendet vakant të krijuara në KLD. Aktualisht, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ndodhet përpara nevojës për të plotësuar katër vende gjyqtarësh, anëtarë të tij, ndërsa Konferenca Gjyqësore Kombëtare ndodhet përpara detyrimit për t'i zgjedhur ata brenda afateve të parashikuara në ligjin për KLD-në. KGJK gjithashtu ndodhet përpara detyrimit kushtetues që të organizojë dhe të funksionojë në bazë dhe në zbatim të ligjit.
Bashkëpunimi
Në takimin mes kryetarëve të gjykatave dhe përfaqësuesve të tjerë ka rezultuar se si rezultat i një bashkëpunimi të mirë me Ministrinë e Drejtësisë dhe me Gjyqësorin janë hedhur hapat e parë në rrugën e duhur për hartimin dhe diskutimin e një projektligji për organizimin dhe funksionimin e KGJK-së. Nëpërmjet rezolutës kërkohet që në hartimin e ligjit të ri për funksionimin e kësaj konference të merren parasysh dhe sugjerimet e përfaqësuesve të Gjyqësorit. Për këtë kërkojnë ndërhyrjen e kreut të KLD-së për të shfrytëzuar maksimalisht mundësitë ligjore dhe kushtetuese për hartimin dhe miratimin, brenda një kohe sa më të shpejtë të jetë e mundur, të ligjit për organizimin dhe funksionimin e KGJK-së.
13 Shkurt 2009