E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendime dhe projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË NDRYSHIM  NË LIGJIN NR.9981, DATË 8.9.2008, “PËR MIRATIMIN E NIVELEVE TË TARIFËS DOGANORE”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr.9981, datë 8.9.2008, “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore”, të ndryshuar, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


P R O J E K T L I GJ

PËR

NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9981, DATË 8.9.2008, “PËR MIRATIMIN E NIVELEVE TË TARIFËS DOGANORE”, TË  NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Në  lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet  ligjit nr.9981, datë 8.9.2008, “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore”, të ndryshuar, për kodet tarifore të NK  0901 11 00 “Kafe e papjekur e padekafenizuar” dhe 0901 12 00 “Kafe e papjekur e dekafenizuar” , tarifa doganore nga 10 për qind bëhet 0 për qind.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI (ÇOBA)


* * *

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9920, DATË 19.5.2008,  “PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për  disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9920 datë 19.5.2008,  “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit shoqërues, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI  BERISHA

P R O J E K T L I G J

PËR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9920, DATË 19.5.2008, “PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kyuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në pikën 1, të nenit 9, fjalët “...pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit...” zëvendësohen me “...pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore...”.
Neni 2

Pas shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 45, shtohet shkronja “c”, me këtë përmbajtje:

“c)  Përfaqësuesi tatimor, me përmbushjen e detyrimeve tatimore si i tillë.”.
Neni 3

Paragrafi i parë, i pikës 3, të nenit 45, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Qendra Kombëtare e Regjistrimit ose gjykata njofton organin tatimor kompetent për regjistrimin e hapjes së procedurave të likuidimit ose për kërkesën për çregjistrim të personit fizik, apo për aplikimin për çregjistrim të personit juridik edhe kur kemi të bëjmë me aplikimin për çregjistrim pa kryerjen e likuidimit.”

Neni 4
Pas pikës 3, të nenit 114, “Mospagimi në afat i detyrimit tatimor apo i kontributit”, shtohet pika 4, me këtë përmbajtje:

“4.  Përjashtimisht, dispozitat e këtij neni nuk aplikohen për rastet e institucioneve buxhetore të cilat vonesat në pagimin e  detyrimeve tatimore dhe kontributeve i kanë bërë për shkak të vonesave në çeljen e fondeve buxhetore.”.
Neni 5

Shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 1, të nenit 119, “Mosdeklarimi i punonjësve” ndryshohen, si më poshtë vijjon:

“a) tatimpaguesit e regjistruar si subjekte të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe tatimit mbi fitimin, me gjobë prej 500 000 (pesëqind mijë) lekësh;
b) tatimpaguesit e tjerë, me gjobë prej 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekësh.”.
Neni 6
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI  (ÇOBA)

* * *

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.61/2012, “PËR AKCIZAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr.61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
 
 P R O J E K T L I GJ
 
 PËR
 
 NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.61/2012, “PËR AKCIZAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
 
 Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
 
 V E N D O S I:
 Neni 1
 
 Seksioni  I  “Kafe”, i shtojcës 1, bashkëlidhur ligjit nr.61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, zëvendësohet me seksionin me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij ligji.
 
 Neni 2
 
 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E T A R I
 
JOZEFINA TOPALLI (ÇOBA)
 
* * *

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR VLERËSIMIN STRATEGJIK MJEDISOR”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për vlerësimin strategjik mjedisor”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI  BERISHA

* * *

P R O J E K T L I GJ

PËR

VLERËSIMIN STRATEGJIK MJEDISOR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1
Qëllimi dhe objekti

1. Qëllimi i ligjit është të sigurojë mbrojtje të lartë të mjedisit dhe zhvillim të qëndrueshëm përmes integrimit të konsiderimit të mjedisit gjatë hartimit, miratimit, rishikimit, ndryshimit ose modifikimit të planeve a programeve me pasoja të mundshme negative në mjedis.

2. Ligji përcakton institucionet, rolet, përgjegjësitë dhe procedurat, sipas të cilave kryhet vlerësimi stategjik mjedisor.

Neni 2
Fusha e zbatimit të ligjit

1. Procesit të vlerësimit strategjik mjedisor i nënshtrohet:

a) Hartimi i planeve dhe programeve për bujqësinë, pyjet, peshkimin, energjinë, industrinë, industrinë minerare, transportin, menaxhimin e mbetjeve, menaxhimin e ujërave, telekomunikacionin, turizmin, planet kombëtare e vendore të planifikimit të territorit urban e rural, të përdorimit të tokës, të cilat vendosin kuadrin për miratimin, në të ardhmen,  të projekteve të listuara në shtojcat 1 e 2, të ligjit nr.10 440, datë 7.7.2011, “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”.
b) Rishikimet, ndryshimet a modifikimet e planeve ose programeve sipas fushave të shkronjës “a”, të këtij neni, që do të miratohen, i nënshtrohen vlerësimit strategjik mjedisor, sipas procedurës së kërkuar nga ky ligj.
c) Për planet apo programet, të cilët, pavarësisht se nuk janë objekt i     pikës 2, të këtij neni, konstatohet se mund të kenë pasoja negative të rëndësishme në një zonë të mbrojtur me ligj, procedurat që zbatohen në këtë rast janë të njëjta me ato të shkronjës “b”, të pikës 1, të këtij neni.

3. Lista e detajuar e planeve apo programeve me pasoja negative të rëndësishme në mjedis, sipas shkronjës “a”, të pikës 1, të këtij neni, që do t’i nënshtrohen kërkesave të këtij ligji, miratohet nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit.

4. Për përcaktimin e listës së planeve apo programeve në zbatim të pikës 2, të këtij neni, ministria bazohet në kriteret e shtojcës I, të këtij ligji, si dhe në legjislacionin përkatës në fuqi.

5. Asnjë plan ose program i përcaktuar sipas pikës 2, të këtij neni, apo  rishikimet, ndryshimet ose modifikimet e  tyre nuk mund të miratohen nga autoriteti miratues, nëse autoriteti propozues nuk ka  zbatuar kërkesat e këtij ligji.
 
6. Nëse plani apo programi i propozuar per miratim nuk i është nënshtruar kërkesave të këtij ligji, atëherë autoriteti miratues nuk vijon me shqyrtimin e dhënien e vendimit përfundimtar dhe i kërkon autoritetit propozues të fillojë menjëherë procedurat në përputhje me këtë ligj.

7.   Procesit të vlerësimit strategjik mjedisor i nënshtrohen edhe planet e programet e financuara nga institucione të huaja.

Neni 3
Përjashtime

Nuk i nënshtrohen zbatimit të dispozitave të këtij ligji planet dhe programet, që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare, emergjencat civile dhe ato që kanë të bëjnë me financat e buxhetin e shtetit.

Neni 4
Përkufizime

Në kuptim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

a) “Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit” (AKPT), ka kuptimin e dhënë në ligjin nr.10119, datë 23.3.2009, “Për planifikimin e territorit”,  të ndryshuar;
b) “Autoriteti miratues”, çdo organ apo institucion shtetëror kompetent për miratimin e planeve dhe programeve, sipas përcaktimeve të pikës 1, të nenit 2;
c) “Autoriteti propozues”, autoriteti përgjegjës për hartimin/rishikimin e një plani ose programi;
ç) “Dëgjese publike”, organizimi i një konsultimi publik të posaçëm, nga ana e ministrisë, për të tërhequr mendimet e publikut për pasojat në mjedis të planit apo programit, pasi autoriteti propozues ka kërkuar dhënien e deklaratës së ministrit dhe përpara se ai të jetë dhënë nga ministri;
d) “Grupet e interesit”, organizatat jofitimprurëse (OJF-të), personat fizikë apo juridike, publikë a privatë, dhe autoritete të tjera veprimtaria e të cilave, lidhet me planin apo programin e propozuar;
dh) “Ministria”, ministria përgjegjëse për mjedisin;
e) “Ministër”, ministri përgjegjës edhe për mjedisin;
ë) “Publik”, ka kuptimin që është dhënë në ligjin nr.10431, datë 9. 6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”;
f) “Procesi i vlerësimit strategjik mjedisor” (VSM), nënkupton hartimin e një raporti të posaçëm për pasojat në mjedis të një plani apo programi, realizimin e konsultimeve me grupet e interesit si dhe marrjen në konsideratë të rezultateve të raportit dhe konsultimeve në marrjen evendimit përfundimtar për planin apo programin, në përputhje me procedurat e përcaktuara në këtë ligj; 
g) “Planet dhe programet”, planet dhe programet, hartimi i të cilave kërkohet nga dispozita ligjore, rregullatore dhe administrative, që përgatiten nga autoritetet planifikuese shtetërore në nivel kombëtar, ndërvendor ose vendor dhe që përpara fillimit të zbatimit të tyre duhet të miratohen përmes një procedure ligjore të përcaktuar;
gj) “Pasoja të rëndësishme negative në mjedis i planit apo programit”, i referohet çdo pasoje të dëmshme dhe të pakthyeshme  në mjedis, përfshirë, biodiversitetin, tokën, klimën, ajrin, ujin, peizazhin apo përbërës të tjerë mjedisorë si dhe ndërveprimin ndërmjet këtyre faktorëve e pasojave të tyre (ndikimet kumulative), përfshi edhe shëndetin e njeriut;
h) “Qëndrimi për nevojën ose jo të VSM-së të një ndryshimi apo modifikimi të planit ose programit ekzistues”, nënkupton një vendim zyrtar të ministrisë, për shkak të pasojave të rëndësishme në mjedis, një propozim për rishikim, ndryshim apo modifikim të një plani apo programi ekzistues duhet t’i nënshtrohet procesit të VSM-së, sipas procedurës që përcakton ky ligj;
i) “Raporti i VSM-së”, raporti i hartuar në përputhje me parashikimet e neneve 8, 9, 10 e 11, të këtij ligji;
j) “Raport paraprak i vlerësimit strategjik mjedisor”, raporti i hartuar në përputhje me  pikën 3, të nenit 10, të këtij ligji dhe që  konsultohet me grupet e interesit; 
k) “Raport përfundimtar i vlerësimit strategjik mjedisor”, një dokument i hartuar nga autoriteti propozues, në përputhje me kërkesat e nenit 11, të këtij ligji;
l) “Rregjistër i planifikimit”, ka kuptimin e dhënë në ligjin nr.10119, datë 23.3.2009, “Për planifikimin e territorit”,  të ndryshuar;
ll) “Vendimi i autoritetit miratues për  planin apo programin”, vendimi për miratimin ose jo të tyre, i cili merret pasi të jetë dhënë  deklarata e ministrisë, sipas procedurës së përcaktuar në këtë ligj;


Neni 5
Integrimi i mbrojtjes se mjedisit

Institucionet përgjegjëse për hartimin apo ndryshimin, rishikimin ose modifikimin e planeve a programeve sektoriale sigurojnë integrimin e parimeve të mbrojtjes së mjedisit që në fazën e hartimit të këtyre dokumenteve dhe marrin masa për mbrojtjen e mjedisit gjatë zbatimit të tyre.

Neni 6
Parimet e mbrojtjes së mjedisit

Për qëllimin e këtij ligji, do të zbatohen, sa është e mundur, parimet e përcaktuara në kreun II, të ligjit nr.10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”.
Neni 7
Fazat e procesit të vlerësimit strategjik mjedisor

Procesi i vlerësimit strategjik mjedisor kalon detyrimisht në këto faza të njëpasnjëshme:

a) Njoftimi i ministrisë nga autoriteti propozues;
b) Konsultimi me grupet e interesit për çështjet që do të trajtohen në raportin e VSM-së;
c) Hartimi i raportit paraprak e konsultimi me  grupet e interesit dhe publikun i raportit paraprak të VSM-së;
ç) Hartimi i raportit përfundimtar të vlerësimit strategjik mjedisor;
d) Shqyrtimi i propozimit dhe deklarata e  ministrisë;
dh) Vendimi i autoritetit miratues;
d) Monitorimi dhe raportimi i pasojave në mjedis të planit apo programit.

KREU II

NJOFTIMI DHE KONSULTIMI ME GRUPET E INTERESIT PER ÇESHTJET E VSM

Neni 8
Njoftimi i Ministrisë 

1. Autoriteti propozues, kur ndërmerr hartimin, ndryshimin, rishikimin ose modifikimin e një plani apo programi, njofton paraprakisht ministrinë, duke i dërguar edhe informacionin e mëposhtëm:

a) Qëllimin e propozimit, shoqëruar me të dhena të tjera të nevojshme, si: relacion shpjegues, hartat e të dhëna të tjera ndihmëse që disponon lidhur me propozimin;
b) Arsyetimin për nevojën e hartimit, ndryshimit, rishikimitn ose modifikimit  të planit apo programit;
c) Autoritetin miratues të planit apo programit;
ç)  Procedurën që do të zbatohet për hartimin, ndryshimin, rishikimin apo modifikimin e planit ose programit, si dhe afatet kohore të parashikuara për këtë.

2. Ministria, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga marrja e njoftimit, i përgjigjet, me shkrim, autoritetit propozues, ku përfshin:

a) qëndrimin e saj për nevojën ose jo të realizimit të procesit të VSM-së, në rast të rishikimit, ndryshimit apo modifikimit të planit ose programit ekzistues;
b) procedurat që duhet të zbatojë, në kuadër të VSM-së;
c) çështjet që ministria kërkon të trajtohen në raportin e VSM-së;
ç)  konsultimet që duhen bërë me grupet e interesit, përfshi dhe publikun;
d) paraqitjen e raportit të VSM-së për deklaratën e ministrisë, në përputhje me nenin 12, të këtij ligji;
dh) faktin që propozimi, për shkak të ndikimeve të mundshme ndërkufitare të tij mund të jetë objekt i procedurës ndërkufitare të VSM-së, sipas përcaktimeve të nenit 17, të këtij ligji.

3.  Ministria përdor edhe kriteret ndihmëse të shtojcës I, të këtij ligji, për të përcaktuar çështjet, që kërkon të përfshihen në raportin e VSM-së, si dhe për të vendosur për nevojën e VSM-së për rishikimin, ndryshimin apo modifikimin e një plani ose programi ekzistues.

4.  Për shprehjen e qëndrimit sipas shkronjës “a”, të pikës 2, të këtij neni, ministria e dërgon për mendim propozimin për ndryshimin ose modifikimin e planit apo programit te grupet e interesit, sipas pikës 1, të nenit 9, të këtij ligji.

5.  Në zbatim të pikës 4, të këtij neni, për grupet e interesit  i përgjigjen ministrisë, brenda 20 (njëzet) ditëve nga marrja e kërkesës për dhënien e mendimit të tyre për nevojën ose jo të VSM-së për rishikimin, ndryshimin apo modifikimin e planit ose programit të propozuar dhe, nëse ato nuk shprehen brenda afatit ligjor, nënkuptohet se nuk kanë kërkesa për propozimin.

6.  Në rast se ministria vendos se rishikimi, ndryshimi apo modifikimi i planit ose programit ekzistues duhet t’i nënshtrohet VSM-së, atëherë atij i bashkëlidhen edhe sqarimet e kërkesat sipas pikës 2, të këtij neni.

7. Përgjigjja e ministrisë, sipas pikës 2, të këtij neni, publikohet brenda        5 (pesë)  ditëve në faqen zyretare të internetit të ministrisë, ndërsa një kopje i dërgohet AKPT-së dhe grupeve te interesit,  sipas pikës 4, të këtij neni;

8.  Ndaj qëndrimit të ministrisë, sipas shkronjës “a”, të pikës 2, të këtij neni, mund të bëhet ankim, sipas parashikimeve të nenit 14, të këtij ligji.

Neni 9
Konsultimi për çështjet që do të trajtohen në raportin e VSM-së

1. Autoriteti propozues, përpara fillimit të hartimit të raportit të VSM-së, konsultohet edhe me këto grupe interesi, përgjegjësia e të cilave lidhet me planin apo programin, dhe u kërkon të paraqesin sugjerimet e tyre për çështjet që duan të trajtohen në këtë raport:

a) Institucionet e mbrojtjes së shëndetit publik;
b) Njësitë e qeverisjes vendore;
c) Institucionet  e mbrojtjes së tokës bujqësore;
ç) Shoqatat mjedisore (OJF) aktive në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe të regjistuara sipas legjislacionit në fuqi;
d) Institucionet e tjera që identifikohen me përgjegjësi në propozim (ministritë etj.).

2. Në zbatim të pikës 1, të këtij neni, grupet e interesit i përgjigjen autoritetit propozues brenda 20 (njëzet) ditëve nga marrja e kërkesës. Në rast se ato nuk përgjigjen brenda këtij afati, atëherë nënkuptohet se nuk kanë kërkesa të veçanta për t’u trajtuar në raportin paraprak të VSM-së, përveç atyre të përcaktuara në pikën 3, të nenit 10, të këtij ligji.

3. Nëse grupet e interesit kanë kërkesa apo sugjerime për çështjet që duhet të trajtohen në raportin e VSM-së, ato merren në konsideratë nga autoriteti propozues gjatë hartimit të raportit paraprak dhe përfundimtar të VSM-së.


KREU III
RAPORTI I VSM, KONSULTIMI DHE DEKLARATA E MINISTRIT

Neni 10
Hartimi dhe konsultimi i raportit paraprak të VSM-së me publikun dhe grupet e interesit

1. Hartimi i raportit të VSM-së është përgjegjësi e autoritetit propozues dhe përgatitet nga subjekte fizike ose juridike të çertifikuar nga ministria e të licencuar nga Qendra Kombëtare e Licencimit për vlerësimin e ndikimit në mjedis, të cilët  përzgjidhen dhe paguhen nga vetë autoriteti propozues.

2. Autoriteti propozues, pasi të ketë hartuar raportin paraprak të VSM-së realizon konsultimin me publikun dhe grupet e interesit, përfshirë dhe OJF-të, për rezultatet paraprake të raportit.

3. Raporti paraprak i VSM-së trajton këto çështje:

a) Përshkrimin e qëllimit dhe objektivave kryesore të planit ose programit dhe të përputhjes se tij me plane ose programe të tjera që lidhen me të, fazën e vendimmarrjes dhe sqarimet nëse disa çështje janë vlerësuar ose do  të vlerësohen në nivele dhe procese të tjera planifikimi;
b) Përshkrimin e metodikës së zbatuar peë hartimin e raportit të VSM-së, përfshirë vështirësitë e hasura gjatë përgatitjes së raportit, dhe burimet e informacionit ekzistues, që përdoren për qëllim të hartimit të raportit.
c) Përshkrim i alternativave të konsideruara gjatë hartimit, rishikimit, ndryshimit apo modifikimit të planit ose programit të propozuar, përfshi edhe alternativën e mosplanifikimit (alternativa zero),  si dhe arsyetimet përkatëse.
ç) Objektivat për mbrojtjen e mjedisit, të përcaktuara në shkallë ndërkombëtare, nivel kombëtar, rajonal apo lokal, të cilat lidhen me planin ose programin dhe mënyra në të cilën këto objektiva janë marrë në  konsideratë në propozim.
d) Përshkrimin e përbërësve të mjedisit në zonën e shtrirjes të planit ose programit të propozuar;
dh)Përshkrimin e cilesisë së elementeve të mjedisit në zonën ku propozohet plani apo programi, të cilët mund të ndikohen nga zbatimi i planit ose programit të propozuar.
e) Ndërveprimet e mundshme me mjedisin të planit ose programit të propozuar, duke përfshirë në veçanti problemet që lidhen me zona të një rëndësie të veçantë mjedisore, si  zonat e mbrojtura;
ë) Pasojat  e mundshme negative në mjedis, duke përfshirë ndikimet në biodiversitet, në shëndetin e njerëzve, në tokë, në ujë, në ajër, faktorët klimaterikë, trashëgiminë kulturore dhe arkeologjike, peizazhin apo dhe ndërveprimin ndërmjet këtyre faktorëve.
f) Pasojat e mundshme negative në mjedisin ndërkufitar, në rast të zbatimit të nenit 17, të këtij ligji.
g) Masat e parashikuara për të shmangur apo zbutur  sa më shumë të jetë e mundur pasojat e ndikimeve në mjedis, gjatë zbatimit të planit ose programit.
gj) Identifikimin e investimeve apo infrastrukturës mjedisore të nevojshme, në kuadër të planit apo programit të propozuar.
h) Përshkrimin e masave të parashikuara për monitorimin e pasojave në mjedis gjatë zbatimit të propozimit.
i) Përmbledhjen në gjuhë joteknike të raportit paraprak të VSM-së.

4. Raporti paraprak i VSM-së trajton edhe kërkesat e veçanta të ministrisë dhe të grupeve të interesit të konsultuara, sipas përcaktimeve të neneve    8 dhe 9, të këtij ligji, si dhe argumenton mosmarrjen parasysh të sugjerimeve dhe komenteve në raportin paraprak të VSM-së.

5. Autoriteti propozues duhet të sigurojë njoftimin, informimin e konsultimin me publikun e grupet e interesuara, duke u krijuar mundësi praktike dhe duke vënë në dispozicion, të paktën, 30 ditë kalendarike, raportin paraprak të VSM-së, që të njihen dhe shprehin mendimin e tyre në lidhje me cilësinë dhe rezultatet paraprake të tij, si dhe të bëjnë sugjerime për mbrojtjen e mjedisit nga pasojat negative të planit apo programit të propozuar.

6. Autoriteti propozues dokumenton procesin e konsultimit në raportin përfundimtar të VSM-së, në të cilin pasyqron reflektimin e mendimeve, komenteve dhe sugjerimeve, si dhe argumenton mosmarrjen parasysh të mendimeve apo sugjerimeve të ngritura gjatë procesit të konsultimit.
  
7. Zhvillimi i  konsultimit, me grupet e interesit dhe publikun, të  raportit paraprak të VSM-së, është kusht i  domosdoshëm që ministria të marrë në shqyrtim dhe të miratojë deklaratën.

8. Në rast se ministria e sheh të nevojshme që, pas paraqitjes së kërkesës për dhënien e deklaratës, sipas nenit 12, të këtij ligji, të organizojë vetë një dëgjesë me publikun, atëherë, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga marrja e kërkesës për deklaratën, njofton autoritetin propozues, duke i argumentuar edhe nevojën për organizmin e dëgjesës publike.

9. Rregullat e procedurat për konsultimin me grupet e interesit dhe publikun, si dhe dëgjesën publike gjatë procesit të VSM-së miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit.

Neni 11
Hartimi i raportit përfundimtar të VSM

1. Raporti përfundimtar i VSM-së  përgatitet dhe paraqitet si dokument i veçantë nga dokumenti i  planit ose i programit të propozuar dhe, përveç çështjeve të përmendura në pikën 3, të nenit 10, të këtij ligji, trajton edhe rezultatet e  konsultimeve të raportit pararpak të VSM-së me grupet e interesit, publikun dhe shtetin fqinj, në rast të një procesi ndërkufitar konsultimesh.

2. Në raportin përfundimtar të VSM-së argumentohet se si janë marrë në konsideratë kërkesat dhe sugjerimet gjatë procesit të konsultimit, sipas neneve 8, 9 e 10, të këtij ligji.

3. Për efekt të hartimit të raportit paraprak dhe përfundimtar të VSM-së mund të përdoren, sa është e mundur, të dhëna ekzistuese të vlefshme që burojnë nga proceset pararendëse të planifikimit, përfshirë edhe raporte ekzistuese të VSM-së dhe studime mjedisore që lidhen me planin apo programin e propozuar.

4. Me qëllim lehtësimin e zbatimit të këtij ligji, ministri miraton, me udhëzim të veçantë metodikën kombëtare të vlerësimit strategjik mjedisor.

Neni 12
Shqyrtimi dhe deklarata e ministrit

1. Deklarata e ministrit është qëndrimi zyrtar i ministrisë dhe kusht i domosdoshëm për marrjen në shqyrtim për miratim të planit apo programit nga autoriteti miratues.

2.  Autoriteti propozues i kërkon ministrit të japë deklaratë për planin apo programin e propozuar, pasi të jetë realizuar konsultimi sipas nenit 10, të këtij ligji, dhe të jetë hartuar raporti përfundimtar i VSM-së.

3.  Në rast se ministria konstaton se autoriteti propozues nuk ka zbatuar kërkesat e këtij ligji, atëherë, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga paraqitja e kërkesës, ia komunikon autoritetit propozues mosmarrjen në shqyrtim për miratimin e deklaratës, duke i dhënë edhe arsyet përkatëse. Një kopje të përgjigjes ministria ia dërgon edhe AKPT-së.

4. Për pajisjen me deklaratën, autoriteti propozues paraqet dokumentacionin e mëposhtëm:

a) Kërkesën drejtuar ministrit, ku sqarohet edhe mënyra e zbatimit të kërkesave procedurale të këtij ligji, si dhe vështirësitë e hasura gjatë tij;
b) Dokumentin e planit apo programit të propozuar për miratim;
c) Raportin përfundimtar të VSM-së, ku të përfshihen edhe kërkesat e mendimet e dhëna nga grupet e intersuara të konsultuara;
ç)  Përmbledhjen në gjuhë joteknike të raportit përfundimtar të VSM-së;
d) Informacion për realizimin e konsultimeve me publikun dhe grupet e e tjera të interesit bashkë me rezultatet përkatëse;
dh) Faturën e tarifës së shërbimit për shqyrtimin e kërkesës nga ministria;

4. Deklarata e ministrit përmban:

a) Qëndrimin e ministrisë lidhur me propozimin;
b) Përputhjen e planit apo programit të propozuar me objektivat e mbrojtjes së mjedisit, përcaktuar në dokumentet e politikës mjedisore si Strategjia Ndërsektoriale e Mjedisit, si dhe legjislacionin mjedisor;
ç) Arsyetimin se si janë marrë në konsideratë mendimet e publikut për pasojat në mjedis të planit apo programit;
d) Sugjerimet e dhëna nga shteti i prekur dhe mënyrën se si janë konsideruar në deklaratën e ministrit, në rast të zbatimit të nenit 17;
dh) Ndikimet e mundshme në mjedis të planit apo programit të propozuar;
e) Masat zbutëse që duhet të merren për mbrojtjen e mjedisit;
ë) Kërkesat për monitorimin mjedisor gjatë zbatimit të planit dhe programit;
f) Kërkesat për raportimin periodik në ministri të autoritetit propozues gjatë fazave të zbatimit të planit dhe programit. 

6.  Ministri jep deklaratën për planin apo programit e propozuar brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga paraqitja e kërkesës nga autoriteti propozues.

7.  Në rast të zhvillimit të dëgjesës publike, afatit kohor të përcaktuar në pikën 6 i shtohet edhe koha e organizimit deri në përfundim të dëgjesës.

8.  Deklarata e ministrisë i njoftohet autoritetit propozues, Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, si dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të ministrisë.

9. Nëse plani apo programi nuk është miratuar sipas parashikimeve të nenit 13, brenda 2 (dy) viteve nga data e miratimit të deklaratës, atëherë deklarata bëhet e pavlefshme dhe procedura e VSM-së fillon nga e para.
10. Në zbatim të këtij neni, ministri miraton rregulloren që do të zbatohet nga sektorët e ministrisë për shqyrtimin  deri në dhënien e qëndrimit dhe deklaratës së ministrit.

11. Tarifat e shërbimit për shqyrtimin e kërkesës nga ministria miratohen me udhëzim të përbashkët të ministrit dhe ministrit të Financave.


KREU IV
VENDIMI I AUTORITETIT MIRATUES, ANKIMI DHE MONITORIMI

Neni 13
Vendimi për miratimin e  planit apo programit

1. Autoriteti kompetent për miratimin përfundimtar të planit ose programit sigurohet që përpara marrjes së vendimit për miratimin ose jo të tyre, të jenë zbatuar kërkesat e kĽtij ligji dhe propozuesi të ketë marrë deklaratën e ministrit, sipas nenit 12, të këtij ligji, ose në rast të rishikimit, ndryshimit apo modifikimit të disponojë qëndrimin përkatës, ku ministria shprehet se propozimi nuk ka nevojë t’i nënshtrohet VSM-së.

2. Në vendimin përfundimtar autoriteti miratues argumenton se si janë marrë ose jo në konsideratë:

a) Kushtet e kerkesat e ministrisë, të shprehura nëpërmjet qëndrimit sipas pikës 2, të nenit 8, të këtij ligji, apo deklaratës së ministrit;
b) Rekomandimet e raportit përfundimtar të VSM-së;
c) Kërkesat dhe sugjerimet e shtetit te prekur, në rast të zbatimit të nenit 17, të këtij ligji;
ç) Rekomandimet dhe mendimet e publikut dhe palëve të interesuara;
d) Argumentimi për zgjedhjen e alternativës më të favorshme të planit apo programit;
dh) Detyrimi për monitorimin e pasojave  në mjedis gjatë zbatimit të planit apo programit, në përputhje me kërkesat e nenit  15, të këtij ligji.

3. Autoriteti miratues e boton vendimin përfundimtar në regjistrin e planifikimit dhe një kopje të planit apo programit t‰ miratuar ia dërgon ministrise.
4.  Në rast të zbatimit të nenit 17, të këtij ligji, ministria ia njofton vendimin sipas këtij neni, shtetit të prekur.

Neni 14
Ankimimi

Grupet e interesuara, përfshi edhe publikun, mund të ankimojnë në rrugë administrative, siç parashikohet në shkronjën “a”, të nenit 137, të Kodit të Procedurave Administrative, deklaratën e ministrit dhe qëndrimin e ministrisë brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit e marrjes dijeni për to.

Neni 15
Programi i monitorimi mjedisor dhe raportimi i të dhënave

1.  Programi i monitorimit mjedisor, gjatë zbatimit të planit dhe programit, synon të mbledhë të dhëna për ndikimet konkrete dhe pasojat në mjedis gjatë zbatimit të tyre, si dhe verifikimin e ndikimeve e marrjen e masave zbutëse shtesë, që duhet të zbatohen për të garantuar mbrojtjen e mjedisit.

2.  Autoriteti propozues që zbaton ose mbikëqyr zbatimin e planit apo programit  harton një raport vjetor për masat e marra për mbrojtjen e mjedisit gjatë zbatimit, i cili i dërgohet ministrisë jo më vonë se java e fundit e muajit nëntor.

3.  Në rast se ministria, strukturat e saj, njësitë e qeverisjes vendore apo edhe grupet e interesuara, përfshi edhe publikun, konstatojnë se plani apo programi nuk zbatohet në përputhje me vendimin për miratimin e tyre  dhe nuk respektojnë kushtet e kërkesat e përcaktuara për mbrojtjen e mjedisit, atëherë ministria njofton menjëherë autoritetin përgjegjës për zbatimin e miratimin e planit apo programit dhe, sipas rrethanave, i kërkon sqarimet përkatëse apo ndalimin e menjëhershëm të zbatimit deri në sqarimin e situatës.

4.  Nëse pasojat  në mjedis e shëndet, sipas pikës 3 të këtij neni,  tejkalojnë standardet mjedisore në fuqi, atëherë ministria i kërkon autoritetit miratues e propozues të merren masat e duhura apo të konsiderohet edhe ndryshimi i planit dhe programit, me qëllim që të përmbushen standardet mjedisore.

5  Me qëllim lehtësimin e realizimit të programit të monitorimit mjedisor të planit apo programit mund të përdoren programe ekzistuese monitorimi që përputhen me qëllimin e programit të monitorimit mjedisor të planit dhe programit.

KREU V
NDIKIMET NDËRKUFITARE

Neni 16
Vlerësimi i ndikimeve ndërkufitare në Shqipëri

Kur ministria merr informacion apo njoftim nga një shtet tjetër në lidhje me një plan ose program të propozuar, i cili mund të ketë pasoja të rëndësishme mbi mjedisin ndërkufitar në Shqipëri, ajo fillon menjëherë bisedimet me palën e origjinës, në përputhje me kërkesat e Konventës së Kombeve të Bashkuara “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis në kontekst ndërkufitar (ESPOO)” dhe Protokollit të saj “Për vlerësimin strategjik mjedisor (KIEV)”, në të cilat Republika e Shqipërisë është palë.


Neni 17
Vlerësimi i ndikimeve ndërkufitare mbi një shtet tjetër

1.  Kur ministria merr njoftimin sipas nenit 8, të këtij ligji, dhe gjykon se një plan ose program i propozuar mund të ketë pasoja të rëndësishme në mjedisin e një shteti tjetër, atëherë ajo zbaton kërkesat e Konventës së Kombeve të Bashkuara “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis në kontekst ndërkufitar (ESPOO)” dhe Protokollit te saj “Për vlerësimin strategjik mjedisor (KIEV)”, në të cilat Republika e Shqipërisë është palë, duke:

a)  njoftuar shtetin fqinj që mund të ndikohet dhe duke e ftuar të marrë pjesë në procesin e VSM-së;
b)  dërguar informacion për propozimin, procedurën dhe fazën e vendimmarrjes;
c) dhënë kohën dhe mundësinë për përfshirjen e autoriteteve përgjegjëse të tij dhe publikut të tij në procesin e VSM-së;
ç) marrë në konsideratë mendimet e tij dhe publikut të tij në dhënien e deklaratës dhe vendimin përfundimtar për planin apo programin;
e)  njoftuar  për vendimin përfundimtar dhe se si janë marrë ose jo në konsideratë kërkesat e mendimet e tij dhe publikut të tij.

2.  Për efekt të konsultimit të publikut të shtetit të prekur do të zbatohen të njëjtat afate kohore që i vihen në dispozicion publikut vendas, siç përcaktohet në legjislacionin kombëtar.
3. Rregullat, përgjegjësite dhe procedurat e detajuara për VSM-në në kontekstin ndërkufitar miratohen nga Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit.


KREU VI

DISPOZITA PËRFUNDIMTARE

Neni 18
Planet dhe programet që janë në proces përgatitjeje

Planet dhe programet që janë në proces përgatitjeje i nënshtrohen kërkesave të këtij ligji.

Neni 19
Raporti për zbatimin e ligjit

Ministria harton raportin e përvitshëm për zbatimin e këtij ligji, i cili publikohet në faqen zyrtare të internetit të ministrisë, brenda muajt janar të vitit pasardhës.

Neni 20
Nxjerrja e akteve nënligjore

1.  Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të pikës 2, të nenit 2, pikës 6, të nenit 10, dhe pikës 3, të nenit 17, të këtij ligji.

2.  Ngarkohet ministri që të miratojë udhëzimin sipas pikës 3, të nenit 11, dhe rregulloren sipas pikës 10, të nenit 12, dhe, në bashkëpunim me ministrin e Financave, të miratojnë udhëzimin sipas pikës 10, të       nenit 12, të këtij ligji.

Neni 21
Shfuqizime

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, kreu IV, i ligjit nr.8934 datë 5.9.2002, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, dhe pika 5, e nenit 3, të ligjit nr.8990 datë 23.1.2003, “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, të ndryshuar, si dhe çdo akt tjetër normativ, që bie në ndesh me këtë ligj, shfuqizohen.
Neni 22
Hyrja në fuqi e ligjit

Ky ligj hynë në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI (ÇOBA)

* * *

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR HEQJEN NGA FONDI PYJOR KOMBËTAR TË SIPËRFAQES NË NGASTRAT E EKONOMIVE PYJORE, QË PRITET TË PËRMBYTEN NGA LIQENI I HEC-VE TË BANJËS, KOKLIT DHE MOGLICËS, TË CILËT DO TË NDËRTOHEN NË KASKADËN E LUMIT DEVOLL”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për heqjen nga Fondi Pyjor Kombëtar të sipërfaqes në ngastrat e ekonomive pyjore që pritet të përmbyten nga liqeni i Hec-ve të Banjës, Koklit dhe Moglicës, të cilët do të ndërtohen në kaskadën e lumit Devoll”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PËR

HEQJEN NGA FONDI PYJOR KOMBËTAR TË SIPËRFAQES NË NGASTRAT E EKONOMIVE PYJORE, QË PRITET  TË PËRMBYTEN NGA LIQENI I HEC-VE TË BANJËS, KOKLIT DHE MOGLICËS, TË CILËT DO TË NDËRTOHEN  NË KASKADËN E LUMIT DEVOLL

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D OS I:

Neni 1

Sipërfaqja e fondit pyjor dhe kullosor, që pritet të përmbytet nga liqeni, që do të krijohet si rezultat i ndërtimit nga shoqëria “Devoll Hydropower”, sh.a., të hidrocentraleve të Banjës, Koklit dhe Moglicës, në kaskadën e lumit Devoll, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 1421.39 (një mijë e katërqind e njëzet e një pikë tridhjetë e nëntë) ha, që ndodhet në ekonomitë pyjore/kullosore Gostim - Koprrik, Mollas, Galigat - Strorë, Gramsh - Vinë, Vidhan- Skëndërbegas, Darëzezë - Sult dhe Dushku i Bulçarit, të qarkut të Elbasanit, si dhe Lavdar - Opar, Voskopojë, Lozhan dhe Moglicë, të qarkut të Korçës, të hiqen nga Fondi Pyjor dhe Kullosor Kombëtar dhe të çregjistrohen nga kadastra kombëtare e pyjeve, sipas tabelës 1 dhe hartave, që i bashkëlidhen këtij ligji.

Neni 2

Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pasi të përcaktohen, nga drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor në bashkëpunim me njësinë e qeverisjes vendore në terren dhe në hartë, kufijtë e rinj të Fondit Pyjor dhe Kullosor Kombëtar, që rezultojnë nga heqja e sipërfaqeve të këtyre ngastrave sipas nenit 1, të këtij ligji, bën çregjistrimin e saj nga kategoria “Tokë e zënë, kullotë” dhe “Tokë e zënë, pyll” dhe e regjistron në sipërfaqe ujore (liqen) dhe truall për ndërtimin e     HEC-ve, në pronësi publike.

Neni 3

Për sipërfaqen e hequr nga fondi pyjor e kullosor, që do të përdoret prej shoqërisë “Devoll Hydropower”, sh.a., të përfundojë procedura e pagesës në bazë të vendimit nr.391, datë 21.6.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe të kullotave”, të ndryshuar.

Neni 4

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shoqëria “Devoll Hydropower”, sh.a., brenda 3 (tri) viteve, me fondet e veta të  pyllëzojë një sipërfaqe prej 1347.8 (një mijë e treqind e dyzet e shtatë pikë tetë) ha me pyje, dhe të përmirësojë një sipërfaqe prej 73.6 (shtatëdhjetë e tre pikë gjashtë) ha kullotë, në ngastrat e përcaktuara nga drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor, në bashkëpunim me njësinë e qeverisjes vendore.

Lloji i drurëve, që do të mbillen, e grafiku i mbjelljeve caktohen nga drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor në bashkëpunim me njësinë e qeverisjes vendore, e cila ndjek mbjelljet deri në marrjen në dorëzim, me procesverbal, të sipërfaqes së pyllëzuar dhe kullotës së përmirësuar, sipas marrëveshjes që do të lidhet ndërmjet tyre.

Neni 5

Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë, njësitë e qeverisjeve vendore Tregan, Pishaj, Kodovjat, Skënderbegas, Sult, të qarkut të Elbasanit, dhe komuna Moglicë, e qarkut të Korçës, për zbatimin e këtij ligji.

Neni 6

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI (ÇOBA)

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË RUMANISË, PËR MBROJTJEN E NDËRSJELLË TË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve  5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 09.7.1998 “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Rumanisë, për mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
 
SALI  BERISHA

* * *
 
V E N D I M

PËR

PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALEVE “VËRMIK 1, 2 DHE 3”  DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenieve 5, pika 3, dhe 23, pika 3b, të  ligjit, nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:

1. Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore për dhënien me koncesion të hidrocentraleve  “Vërmik 1, 2 dhe 3”, të formës “BOT” (Ndërtim, Operim dhe Transferim), është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

2. Miratimin e bonusit prej 2 pikëve për rezultatin teknik dhe financiar, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet Shoqërisë “SOPI”, sh.p.k., për dhënien me koncesion të këtyre hidrocentraleve. 

3. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentraleve “Vërmik 1, 2 dhe 3”, të pranojë oferta për të gjithë pjesën e lirë të pellgut ujëmbledhës, i cili përfshihet në skemën e shfrytëzimit të këtyre hidrocentraleve.

4. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij  vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.          

     
K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

DISA SHTESA E NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.428, DATË 9.6.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRITERET E VLERËSIMIT TË PRONËS SHTETËRORE, QË PRIVATIZOHET APO TRANSFORMOHET, DHE PËR PROCEDURËN E SHITJES”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 2, të aktitnormativ nr.4, datë 9.7.2008, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr.9967, datë 24.7.2008, me propozimin e  zëvendëskryeministrit e ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.428, datë 9.6.2010, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

1.1 . Në kreun II bëhen shtesat dhe ndyshimet e mëoshtme:

a) Në fund të pikës 6 shtohen fjalët “...Tejkalimi i këtij afati ngarkon këtë institucion me përgjegjësi ligjore.”.

b) Pika 7 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“7. Pas marrjes së genplanit të konfirmuar të objektit nga prefektura, Dega e Shoqërive Publike i kërkon Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të dhëna për pronësinë e objektit dhe truallit që privatizohet, hartën treguese, vërtetimin hipotekor apo certifikatën  e pronësisë, nëse ka. Kërkesën e mësipërme Dega e Shoqërive Publike e shoqëron me një kopje të genplanit të konfirmuar nga prefektura e qarkut përkatës. Zyra vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajteshme, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e marrjes së kërkesës, i dërgon Degës së Shoqërive Publike të dhënat që disponon për pronën që privatizohet, hartën treguese, vërtetimin hipotekor apo certifikatën e pronësisë, nëse ka të tilla.  Zyra
Vendore e Regjistrimit të Pasurive të paluajtshme mban përgjegjesi ligjore për të dhënat e konfirmuara si dhe për tejkalimin e afatit ligjor, të përcaktuar në këte vendim.”.

c) Në fund të pikës 10 shtohen fjalia, me këtë përmbajtje:

“Agjencia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave mban përgjegjësi ligjore për çmimin e truallit të konfirmuar me shkresën përkatëse, si dhe për tejkalimin e afatit ligjor të përcaktuar në këtë vendim.”.

1.2. Në kreun III bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:

a) Pas paragrafit të parë, të shkronjës “a”, të pikës 2, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:

“Për rastet kur konfirmohet se trualli i objektit apo ndërmarrjes që privatizohet (nën objekt) është truall privat i regjistruar në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në bazë të vendimit të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave apo i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe i konfirmuar pranë Zyrës Vendore përkatëse të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, atëherë subjektit të shpronesuar i lind e drejta e parablerjes së objektit.” .

b) Në paragrafin e tretë, të shkronjës “a”, të pikës 2, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:

“Për rastet kur komisioni i ngritur nga drejtori i Administrimit dhe Shitjes së Pronave ka vështirësi në

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›